E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter, çmenduri për Shvajnshtajger

Tentativa

Presidenti i Interit, Masimo Morati, nuk e ka fshehur kurrë dashurinë e tij për Bastian Shvajnshtajger. Talenti 25-vjeçar gjerman, kolonë e Bajernit të Mynihut dhe Kombëtares së tij, në sezonin e fundit ka magjepsur padronin interist. Një kampionat, një Champions dhe një botëror si protagonist i kanë bindur të gjithë në klubin italian. Nëse do të vendosej të bëhej një çmenduri, kjo do t’i përkasë vetëm blerjes së Shvajnshtajgerit. Si alternativë, në shifra shumë më inferiore, është rikthyer aktual në orët e fundit emri i Anxhelo Palombo. Lojtari vështirë të lëvizë nga Xhenoa para tureve eliminatore të Champions League, por një telefonatë e Interit mund t’ia prishë mendjen. Megjithatë për momentin të gjitha mbeten hipoteza.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›