E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugali, shkarkohet trajneri Kueiroz

Vendimi

Tekniku Karlos Kueiroz nuk do e vazhdojë më aventurën e tij në krye të Kombëtares portugeze. Sipas së përditshmes “Rekord”, aventura e Kueiroz me Kombëtaren do mbyllet përfundimisht të premten, kur federata portugeze do mblidhet për të votuar formalisht një vendim, i cili është marrë unanimisht ditë më parë. Kueiroz, përveçse në botëror, nuk dha atë që pritej; do i duhet të përballet me një hetim, i cili është ngritur ndaj tij, për shkak të atyre ofendimeve publike që ka bërë kundër presidentit dhe mjekëve të federatës, gjatë turneut të Kupës së Botës, ku futbollistët portugezë kanë zhvilluar teste të shpeshta antidopingu. Gjithsesi ky do të jetë një fund i hidhur për aventurën e trajnerit në krye të Kombëtares portugeze.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›