E Diel, 1 Nëntor 2026

Për Balotelin duhen 5 milionë më shumë

Mançester Siti

Tratativa për kalimin e sulmuesit Mario Baloteli te Mançester Siti ka pësuar një ngadalësim mbrëmjen e së enjtes, kur agjenti Mino Raiola nuk ka mundur të bjerë dakord me anglezët për 800 mijë euro diferencë mes kërkesës dhe ofertës. Situatë pothuajse identike mes të dyja klubeve. Mançester Siti do të dëshironte të paguante 25 milionë plus bonuset. Interi kërkon 5 më shumë. Se si do të përfundojë, për momentin nuk e dimë dhe duket se do të mbetet një pikëpyetje edhe për disa ditë. “Mario është në ankth për gjetjen e një marrëveshjeje. Situata është normale për një djalë 19 vjeç”. Kështu u shpreh dje menaxheri i tij, Mino Raiola, të enjten në mbrëmje në Malpensa, kur sapo ishte kthyer nga Anglia. “Deri sa të ketë shpresa, ka jetë. Punojmë dhe shpresojmë”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›