E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shet binjakët për të paguar kirurgji plastike

 

Një grua në Belgjikë është akuzuar se ka shitur dy binjakët e saj të porsalindur për shifrën 10 mijë euro për të paguar një operacion plastik. 31-vjeçarja, Sonia Ringoir, një punonjëse në një restorant belg për turistë, “Ghent”, u arrestua pas deklaratave nga ish-bashkëshorti i saj. Marc Poppe, 48 vjeç, i tha një reporteri të fshehtë të televizionit holandez se Ringoir ia kishte shitur fëmijët një mikeshe për të financuar një operacion estetik për buzët e saj. Ai tha se çifti kishte kërkuar në internet për të gjetur një mënyrë të shpejtë për të bërë para: “Për ne ishte financiarisht tërheqëse. Sigurisht që ne nuk do ta bënim falas këtë”, tha ai. Meqë në Belgjikë nuk ka ligje që ndalojnë shitjen e fëmijëve, Ringoir u akuzua për “trajtim degradues” të binjakëve. Sipas “Sunday Times”, ajo u akuzua edhe për mashtrim, pasi çifti holandez që mori fëmijën thanë se ajo i kishte mashtruar, duke u thënë se ishte një nënë e vetmuar. Nëse dënohet ajo mund të marrë nga pak muaj deri në 5 vite burgim. Ringoir i mohoi akuzat kundër saj, duke deklaruar se i kishte dhënë falas fëmijët në muajin mars një mikeshës së saj, e cila nuk mund të lindte fëmijë për shkak të zemrës së dobët që kishte. Ringoir ka pesë fëmijë të tjerë nga mosha 3 dhe 13 vjeç me dy baballarë të ndryshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›