E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter e nis mbarë vitin, fiton në ndeshjen kundër Chievos

Kampioni i Italisë në fuqi, Inter, e ka filluar mbarë vitin e ri duke shënuar fitore në ndeshjen kundër Chievos.
Ndeshja e zhvilluar të mërkurën në Stadio Bentegodi përfundoi me fitoren e mysafirëve me rezultat prej 1-0.
Në këtë ndeshje Jose Mourinjo inkuadroi nga minuta e para transferin e ri, Goran Pandev, i cili luajti deri në minutën e 67-të kur u zëvendësua nga Ricardo Quaresma.
Pandev ishte asistues i golit të vetëm në ndeshje të cilin e shënoi Mario Balotelli (12').
Nga minuta e parë luajti edhe sulmuesi shqiptar i Chievos, Erjon Bogdani, i cili nuk arriti t'i ndihmojë skuadrës së tij për të nxjerrë rezultat pozitiv, ndërsa u zëvendësua në minutën e 59-të nga Elvis Abbruscato.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›