Inter e pranon ofertën për Sneijderin

Interi e ka pranuar ofertën e Manchester Unitedit për Wesley Sneijderin.
Për këtë sigurojnë mediat angleze, respektivisht tabloidi ‘Daily Mirror’, sipas së cilit Nerazzurrët kanë pranuar ta shesin mesfushorin holandez për 35 milionë euro.
Gjithnjë sipas këtij tabloidi, kampioni i botës ia ka lejuar përfaqësuesit holandez që të bisedojë me udhëheqësit e ‘Djajve të Kuq’.
Menaxherët e Sneijderit do të udhëtojnë në drejtim të Manchesterit këto ditë për ta mbyllur këtë çështje. Ish futbollisti i Ajaxit dhe i Real Madridit kërkon 10-11 milionë euro në vit, një shumë e cila konsiderohet paksa e lartë nga kampionët e Anglisë.
Por, në këtë aspekt nuk është problem të gjendet një zgjidhje. Fillimisht, Interi kishte menduar ta fuste Dimitar Berbatovin në këtë transferim. P
or, në fund klubi italian ka vendosur të kërkojë vetëm para. Sneijder konsiderohet si zëvendësues i Paul Scholes, i cili e la futbollin sezonin që shkoi. Legjenda e Man Utd e mirëpret holandezin, të cilin e konsideron lojtar të madh.
“Sneijder është lojtar brilant. Ishte i shkëlqyeshëm me Interin dhe Holandën. Ndoshta nuk i shkoi mirë me Real Madridin, por ai është top lojtar. Jam i sigurt se shumë klube do ta dëshironin, nëse është në gjendje të mirë”, deklaroi Scholes për televizionin e klubit MUTV.