Inter harron barazimet

07/01/2005
Fillon mirë 2005 për Interin e Mançinit, që arrin një fitore të rëndësishme në fushën e Livornos. Zikaltërit kanë shënuar nga një gol për çdo pjesë loje, falë Materacit në minutën e 42’, i cili ka goditur me kokë nga një goditje këndi që është ekzekutuar nga Van der Meide dhe nga një penallti të shënuar nga Vieri në minutën e 74’, ku faulli brenda zonës është fërshëllyer nga Roseti për një ndërhyrje të Xhialombardos ndaj holandezit. Adriano ka bërë një ndeshje shumë të keqe si dhe ka gabuar në një 11-metërsh në minutën e 24’.
Franko Kolomba, trajner i Livornos: "Besoj se Materaci duhet të jetë i kënaqur që ka fituar dhe ka shënuar. Kritikat dhe sharjet kanë qenë përherë në stadiume. Kemi luajtur mirë për më shumë se treçerekun e ndeshjes, por në qoftëse se do të shikoni raste ato kanë qenë më të mirë”.
Roberto Mançini, trajner i Interit: "E kemi nisur shumë mirë vitin ashtu siç kishim lënë 2004. jemi shumë të kënaqur që kemi luajtur një ndeshje të mirë, ndoshta problemi i vetëm ishte se duhet ta mbyllnim më përpara. Nuk jemi rrezikuar asnjëherë dhe kjo është një gjë pozitive. Jam shumë i kënaqur për Materacin sepse kjo do të thotë të gjendesh përherë gati. Ai ka luajtur një ndeshje të mirë”.