Juventusi ndalet në Parma

07/01/2005 Juventusi është ndaluar tek rezultati 1-1 në “Tardini” nga Parma dhe e sheh vetën dy pikë në avantazh nga Milani. Skudra e Kapelos ka mbizotëruar të gjithë ndeshjen, madje ka goditur një shtyllë. Frei ka patur detyrën më të vështirë dhe i është dashur të bëjë të paktën tre ndërhyrje vendimtare. Juventus kalon në avantazh në minutën e 64’ me Ibrahimoviç. Kur fitorja dukej e mbyllur vjen dhe barazimi i Parmës në minutën e 85’ me Markionin, i cili përfiton nga një gabim i Monteros.
Pietro Karminjani, trajner i Parmës: " Një pikë që nuk na lëviz nga klasifikimi, por na ngre shumë moralin. Nuk ka qënë dora ime ajo që ka bërë diferencën, por ajo e skuadrës. Kanë qënë djemtë ata që nuk janë demoralizuar pas golit të pësuar. Tani e dimë që mund të luajmë si të barabartë me çdo skuadër”.
Fabio Kapelo, trajner i Juventusit: "Kemi treguar që gëzojmë një shëndet të plotë, kemi patur dy ose tre raste për të mbyllur ndeshjen, por nuk e bëmë këtë. Më pas e kemi paguar për një gabim tonin. Kur luajmë kështu ndeshjet duhet të fitohen, por ky është futbolli dhe duhet të pranojmë këtë barazim”.