Lampard: Presioni vazhdon
07/01/2005
Mesfushori i Çelsit, Frenk Lampard, ka theksuar se Arsenali e Mançester Junajtidi, me takimet e fundit të zhvilluara, duket se kanë rënë në kurth nga skuadra e tij. Sipas Lampard, të dy rivalët më të afërt për Çelsin, do ta kenë akoma më të vështirë për të mbizotëruar në luftën e titullit kampion në Premier Ligë. Ndërkaq, më parë trajnerët e skuadrave rivale, Arsen Venger dhe Aleks Ferguson, kishin pretenduar se Çelsi do të rrëzohet, si pasojë e presionit të madh për të fituar në çdo ndeshje. Blutë janë shtatë pikë larg vendit të dytë që mbahet nga Arsenali dhe prandaj, mesfushori i përfaqësueses angleze, Lampard, beson se kundërshtarët me nivelin e treguar deri tani, do të dalin vetvetiu jashtë garës për titull. “Vitin e kaluar mua nuk më kujtohej që Arsenali të fliste kaq shumë, sepse ishin sigurisht skuadra më e mirë në Premier Ligë, ka thënë Lampard. Tashmë, krejt papritur ata po kritikojnë së tepërmi, bashkë me Mançester Junajtid. Unë mendoj se, për ne do të ishte më mirë, po të ruanim qetësinë tonë. Duhet të ruajmë me kujdes pozicionin tonë. Kur arrin të luash shumë mirë, duke mos u përzier aspak në problemet e të tjerëve, sigurisht që nuk ke ndonjë arsye për të folur. Megjithatë, ky është një presion normal prej të tjerëve, nëse vazhdon të ruash kryesimin në renditje. Në fakt, presioni mund të rritet më shumë, kur ndiqesh sistematikisht nga rivalët e tu dhe sidomos, kur diferenca e pikëve nuk është e vogël. Ka shumë që mund të thonë se, ne dukemi krejtësisht si Arsenali në vitin e kaluar që nuk e njihte humbjen dhe nuk humbi asnjë takim të zhvilluar. Tashmë ne i kemi dhënë fund, presionit nga kundërshtarët, sepse jemi ngjitur akoma më lart në renditje me pikët e fituara. Çfarëdo që të thonë të tjerët për ne, ata duhet ta kuptojnë se nuk mund të dorëzohemi kaq shpejt. Duhet thjesht të përqendrohemi në lojën tonë dhe të mos harrojmë që të fitojmë në çdo ndeshje”. Po ashtu, Lampard nuk e ka harruar të lavdërojë edhe Didier Drogban, për formën e tij dhe dy golat e shënuar kundër Midëllsboros. “Ai ka pësuar dy dëmtime njëherazi, por për fat të mirë, ka arritur të mbijetojë më së miri dhe në këtë mënyrë, ka treguar klasin e tij ndaj Midëllsboros, ka shtuar Lampard. Pranë tij gjendet edhe Eidur Gudjonsen, të cilët së bashku formojnë një dyshe fantastike, për sulmin e skuadrës sonë”.