Inter kthehet te Solari

28/01/2005 Tratativat për Çezarin duken sikur janë bllokuar, Jankulovski kaloi te Milani dhe Interi vazhdon të kërkojë një alternativ për krahun e majtë, e cila është pika më i shtrenjtë për Roberto Mançinin. Emri nuk është i ri sepse bëhet fjalë për Santiago Solarin, i cili duhej të transferohej te zikaltërit që me kalimin e Ronaldos. Mesfushori është në fund të kontratës me Realin që nuk i ka ofruar asnjë ofertë për ta rinovuar atë, kështu që në muajin qershor ai mund të transferohet me parametra zero. Solari ka qënë një “çështje” midis dy klubeve, një çështje e cila është zgjidhur vetëm në gjyqin e FIFA-s. Kur Interi transferoi Ronaldon te merengues duhej të përfitonte 36,5 milionë euro, lojtarin argjentinas dhe 10 milion euro në janar të 2003. Solarit nuk i pranoi që të kalonte te klubi i Moratit dhe kështu që Interi përfitoi vetëm para. Reali nuk dëshironte të paguante sepse e konsideronte “shumë të vogël vlerësimin e lojtarit nga zikaltërit”, por FIFA i dha të drejtë milanezve. Por, tani Solari mund të transferohet sërish për të mbuluar krahun e majtë, një rol shumë u zbrazët tek Interi. Tratativat për Çezarin janë bllokuar për çështjen e një milion eurove dhe nuk është e thënë që ato mund të zhbllokohen brenda datës 31 janar. Argjentinasi mund të jetë një alternativë e mrekullueshme. Por, duke parë që nuk mund të luajë në Ligën e Kampionve, Interi pretendon ta transferojë në qershor.