E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ronaldinjo: Do të fitojmë me Çelsin

28/01/2005  

Sulmuesi i Barcelonës, Ronaldinjo, mendon vetëm për Barcelonën: “Jam lodhur duke dëgjuar të flitet për të ardhmen time. Asgjë nuk është e vërtetë. Nuk kam ndër mend të largohem nga Barcelona, sepse dëshiroj t`i fitoj këtu të gjitha trofetë”.

- Cilën skuadër do të zgjidhje: Realin, Çelsin apo Milanin?

- Jo faleminderit, kam zgjedhur Barcelonën. Kjo është skuadra ime e jetës. Nuk kam asnjë motiv për t`u larguar dhe aq më tepër, nuk kam menduar asnjëherë për një gjë të tillë.

- Abramoviç është duke përgatitur një ofertë prej 100 milionë eurosh. Nuk ju tremb?

- Ka bërë shumë për Çelsin dhe unë jam krenar që është interesuar për mua. Unë dua të qëndroj te Barcelona. Nëse drejtuesit e klubit do të më vlerësonin të pashitshëm, do të ishte një nder i madh për mua.

- Reali është më i frikshëm në 2005-ën. Mendon se mund të përmbyset kreu i klasifikimit?

- Ne jemi duke dhënë maksimumin dhe do të jetë shumë e rëndësishme, të ruajmë diferencën prej shtatë pikësh me merenges. Është e vërtetë, janë duke luajtur më mirë se disa muaj më parë, por gjithsesi nuk kemi frikë nga Reali. Përkundrazi, ata duhet të kenë frikë nga ne.

- Po vjen Liga e Kampioneve, po ashtu edhe Çelsi, skuadër që pothuajse ka siguruar kampionatin anglez dhe ka arritur në finalen e parë, Kupën e Ligës.

- Është një skuadër shumë e fortë, më kanë impresionuar rezultatet e tyre. Jam kurioz të mësoj për fundin e sezonit të kësaj skuadre, sepse është e impenjuar në të gjitha frontet. Jam gati për bast, që me Barcelonën nuk do të vazhdojnë më tej. Jemi shumë të karikuar dhe kemi dëshirë të madhe.

- Nëse do t`i kërkonit presidentit Laporta një futbollist, cili do të ishte ai?

- Nuk zgjedh asnjë emër, sepse jemi të fortë në të gjithë repartet. Në portë kemi Valdes, një nga portierët më të mirë në botë, në mbrojtje, eksperiencën e Etos, në mesfushë, Deko dhe në sulm, Eto. E shihni, nuk kemi nevojë për asnjë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›