Drejtesia po luan me Gerdecin
TIRANE - Rikthimi per rigjykim i afateve te paraburgimit per tre nga te arrestuarit e Gerdecit Mihal Delijorgji Ylli Pinari e Sokol Ngjeci solli dje reagimin e Shoqates se Familjareve te Viktimave te Shperthimit te Gerdecit. Ata pohuan dje se jane te shqetesuar pas vendimit te Gjykates se Larte qe riktheu per rigjykim ceshtjen e afateve te paraburgimit te personave te vene nen arrest per tragjedine e 15 marsit 2008. Shoqata u shpreh e shqetesuar per menyren e trajtimit te gjithe procesit per zbardhjen e te vertetes mbi shkaqet dhe fajtoret. Ngjarja ne vetvete mbart nje rendesi te vecante duke marre ne konsiderate se nga shperthimi humben jeten 26 te pafajshem u plagosen me qindra banore te fshatrave Gerdec dhe Marqinet. Ngjarja qe tronditi mbare opinionin publik e cila shkaterroi jetet e dy fshatrave dhe nxori ne drite nje afere korruptive te permasave tronditese ende sot pas me shume se dy vjetesh nuk ka marre nje pergjigje qofte edhe minimale nga Fakti pohuan dje familjaret e viktimave duke shtuar se zvarritja e gjyqit per arsye te papershtatshme dhe joligjore beri qe tashme pergjegjesit e kesaj tragjedie te kene mundesine te shfrytezojne shtigjet juridike qe te enden te lire. f.m.