E Diel, 1 Nëntor 2026

Strauss- Kahn ne shtepi. lirohet nga akuzat dhe gjyqet

Dominique Strauss Kahn u kthye në Francë. Ish- kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar mbërriti pak pas orës 7:00 të mëngjesit në aeroportin e Parisit “Charles de Gaulle” si person i lirë pas arkivimit të akuzave për përdhunim të ngritura nga një punonjëse e një hoteli në New York.

Në Francë para apartamentit të tij në një ndër zonat më ekskluzive të Parisit e priste një turmë gazetarësh. Edhe në “Charles de Gaulle” ishin të shumta kamerat e pozicionuara për të regjistruar zbritjen e ish- kandidatit socialist favorit për presidencialet e vitit të ardhshëm.

Dominique Strauss Kahn nuk lëshoi deklarata . Së bashku me të ishte dhe bashkëshortja Anne Sinclair, që i qëndroi përkrah gjatë gjithë përballjes gjyqësore në New York ndaj akuzave të Nafissatou Diallo.

Në kampin socialist  ka ende zëra që thonë se Straus Khan ka dhe një rol politik për të luajtur ndërsa ish-  numri 1 i FMN edhe në vendlindje përballet me akuza për abuzim seksual të ngritura nga shkrimtarja dhe gazetarja Tristane Banon.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›