E Diel, 1 Nëntor 2026

Interi e Roma, javë për t’u harruar

 

Interi nuk ka mundur të përfitojë nga ndalesa e Juventusit, teksa ka barazuar dje në fushën e tij me rezultatin 1-1 ndaj Torinos. Miqtë kaluan të parët në avantazh me Biankin, por më pas ka shënuar Burdiso. Edhe Roma është ndalur dje në Rexho-Kalabria me rezultatin 2-2, duke humbur shansin për t’i bashkuar kreut. Pizarro shënoi dy herë për verdhekuqtë, por Koca dhe Korradi nuk i lejuan Romës të merrte tri pikët në këtë transfertë. Xhenoa ndërkaq vazhdon të marshojë fuqishëm teksa ka mundur dje Palermon me rezultatin minimal 1-0. Ka vulosur gjithçka në këtë takim, goli i Krishitos në minutën e 88-të. Atalanta gjithashtu ka konfirmuar formën e mirë, teksa ka mundur Katanian me rezultatin 1-0 me golin e Guarentes. Skuadra e Luixhi Del Nerit ëhstë padyshim një ndër ekipet më në formë në Serinë A. Siena është mposhtur në fushën e saj nga Leçe 2-1, duke i komplikuar edhe më shumë pozitat e saj. Kievo ka ndalur Sampdorian e Kasanos, teksa ka barazuar me rezultatin 1-1. Takimi mes Bolonjës dhe Fiorentinës është anuluar për shkak të reshjeve të dendura të borës në stadiumin e bolonjezëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›