Interi kap rekordin e barazimeve
14/03/2005 Barazimi kundër Lacios, i 17-ti në këtë sezon për Interin, bën që zikaltrit të jenë vetëm një hap larg historisë së futbollit italian. Kjo, për faktin se Interi ka barazuar rekordin e deritanishëm të barazimeve në një kampionat, rekord që mbahet nga Bolonja, e cila në sezonin 1948/1949 regjistruan 17 barazime, në një kampionat me 20 skuadra. Pëveç kësaj, Interi barazon edhe rekordin e vet, në lidhje me numrin e barazimeve në një kampionat, sepse në sezonin 91/92, Interi e mbylli sezonin po me 17 barazime, ndërsa Seria A ishte me 18 skuadra. Duke pasur parasysh që kanë mbetur edhe 10 ndeshje deri në mbyllje të sezonit aktual, mundësitë janë shumë të mëdha që Interi të vendosë rekordin absolut të barazimeve në një sezon.