E Diel, 1 Nëntor 2026

Rapolder “qan” ikjen e Ervin Skelës

14/03/2005  Ende nuk është mbyllur kampionati, ndërkohë që një pjesë e mirë e skuadrave, kanë filluar planet për ndërtimin e ekipit të sezonit të ardhshëm. Për këtë arsye, një pjesë e mirë e drejtuesve të klubeve të Bundesligës kanë prenotuar lojtarët e pëlqyer, të cilët do të afrohen në ekip, në merkaton e verës. Një ndër ta është edhe mesfushori shqiptar i Arminias së Bielefeldit, Ervin Skela, i cili sezonin e ardhshëm do të luajë në radhët e Kaiserlauternit. Por, kjo nuk është pritur mirë nga trajneri gjerman i skuadrës së Bielefeldit, Uve Rapolder. “Skela është një ndër lojtarët e nevojshëm për cilëndo skuadër, pasi lojtarë të llojit të tij, është shumë e vështirë t’i gjesh”. Megjithatë, Rapolder nuk ka ndërmend të merret me të ardhmen. “Unë, në të vërtetë nuk merrem me këtë punë, kush do të rrijë sezonin tjetër këtu”, thotë Rapolder, i cili nuk përjashtohet të lërë Arminian, në fund të sezonit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›