Shalke: Bajern, tani jemi ne
14/03/2005 “Mbretërit blu” kanë thyer bavarezët në, duke “rrëmbyer” kreun e klasifikimit
Skuadra e re e që do të kryesojë Bundesligën të paktën për këtë javë quhet Shalke. Këta të fundit kanë marrë një fitore të madhe pas ndeshjes së mbrëmshme kundër Bajernit të Mynihut, të cilët i kanë thyer me rezultatin 1-0 dhe i kanë lënë tre pikë mbrapa. Për Shalken ka qenë Linkoln, ai i cili me anën e një goditjeje të lirë ka mundur të drejtojë topin në portën e Oliver Kahnit duke ndezur stadiumin “ArenaAufshalke” dhe zemrat e 61 000 tifozëve. Me këtë fitore, e cila do të jetë një ndihmë e pakrahasueshme nga ana psikologjike, Shalke bëhet akoma më tepër ambicjoze për titullin e parë të saj që prej 47 vitesh. Ndeshja e mbrëmshme ka qenë e pesta në hisorinë e Bajernit të Mynihut që thyhet në këtë stadium dhe e katërta ku nuk mund të shënojë dot asnjë gol të vetëm. Në të vërtetë është diskutuar shumë para kësaj ndeshjeje, e cila është quajtur edhe ndeshje parashikuese për titullin e kampionatit, megjithëse ende jemi shumë larg prej përfundimit të tij. Për ata që e kanë ndjekur takimin mes Shalkes dhe bavarezëve, nuk ka qenë më shumë ndeshje e një klasi të lartë profesionist, sesa një luftë e vërtetë me tone të tensionuara.
Ralf Rangnik (Shalke): “Ne jemi natyrisht shumë të lumtur për këtë fitore pasi jo vetëm fituam ndeshjen, por tani jemi edhe kryesuesit e Bundesligës. Megjithatë jo çdo gjë mbaroi këtu, ne dëshirojmë t’i vazhdojmë sukseset tona edhe në ndeshjet e ardhshme ku para kemi takimin me Maincin duke qenë po në krye deri në javën e 34-t. Për ne edhe një barazimi nuk do të ishte negativ dhe Bajerni pati disa raste afër fundit për ta realizuar këtë. Feliks Magath (Bajern Mynih): “Pësuam gol nga një godije standarte dhe këtë nuk e kishim parashikuar, megjithatë jam i kënaqur me arritjet e skuadrës gjatë kësaj jave. Në fillim të ndeshjes Shalke zhvilloi një lojë tepër agresive duke ushtruar shumë presion, por më mbrapa ndeshja u kontrollua nga ne në mënyrën më perfekte. Më mbrapa erdhi momenti i golit, ku lojtarët nuk kishin se ç’farë të bënin. Nga ana tjetër Shtutgarti ka marrë një fitore të merituar në transfertë përballë Borusies së Dortmundit me rezultatin 2-0 duke u afruar akoma më tepër vendeve që do të klasifikohen në Ligën e Kampioneve të vitit tjetër dhe duke i falur një rikthim të suksesshëm trajnerit të tyre Matias Samer në ish-stadiumin e tij. Pas kësaj humbjeje, Dortmundi është larguar shumë nga vendet që mund të klasifikohen në Kupën Intertoto duke i shtuar krizës së thellë ekonomike edhe atë sportive. Njeriu i mbrëmjes për Shtutgartin ka qenë padyshim Silvio Maisner, i cili ka shënuar të dy golat e tyre. Bert van Marvijk (Borusia Dortmund): “Filluam një ndeshje të mirë, por nuk krijuam shumë shanse për gol, megjithëse Shtutgarti ishte me më pak lojtarë në fushë. Duhet të ishim treguar më të zgjuar në disa raste të veçanta.”
Matias Samer (Shtutgart): “Megjithëse filluam dobët gjetëm menjëherë ritmin e lojës. Të dyja skuadrat u munduan të shfrytzonin gabimet e kundërshtarit, gjë që ne e bëmë më mirë.”