E Diel, 1 Nëntor 2026

Interi kërkon të ndryshojë historinë

Ibrahmoviçi nuk ka dyshime: "Duhet të fitojmë!". Ndërsa Adriano premton: "Do të sillem mirë deri në fund!"

Mjafton një "shtrydhje" e Ibrës dhe pjesa tjetër vjen vetë. Ndërkohë, pas dy humbjeve në debutim në Champions, Interi fiton. "Kjo është diçka e mirë, - thotë suedezi, - sepse është momenti për të ndryshuar historinë." Mjafton versioni i tij i njeriut asist dhe, të thuash që treçereku i golit të Mansinit dhe gjysma e atij të Adrianos janë të tij, nuk është një mëkat. Mjafton ta bësh të ndihet mirë, si atëherë kur ishte fëmijë dhe mbi rrugët e Malmoes thithte pluhur dhe djersinte në maksiumum. Ose kur ishte një djalosh tek Ajaksi, ku mësonte se futbolli i tij mund të luhej në çdo cep të fushës dhe që një gol është i bukur kur shënohet, por edhe kur e shërben për të tjerët: "Më pëlqen të luaj kështu, për të luajtur për skuadrën. Nëse ndihem mirë fizikisht, mund ta shfaq në fushë futbollin tim dhe, pas dy ndeshjeve në dy javë, mund të them se gjuri përmirësohet, pra që mund të luaj akoma".

GJITHÇKA NË ATË PESESHE - Mjafton që Ibrahimovçi të ndihet mirë psikologjikisht, para së gjithash, sepse këmbët dhe mushkëritë për të nuk kanë qenë asnjëherë problem. Sot Zllatani është lojtar që ndihet mirë me veten e tij, me atë trajner (Mourinjo) që thuajse nuk e përgëzon vetëm me dorë pas takimit dhe me skuadrën me të cilën luan. Kjo është mjaft për ta bindur dhe për të marrë gjithçka nga ai deri në djersën e fundit të talentit të vet.

SA KEQ AI GOL! - Ndodh kështu që, me thembrën e këpucës domethënëse, të mos nxjerrë atë që pëlqen nga repertori i tij, kur Maikoni e shërben para portës: "Doja ta godisja topin parabël, por m'u largua nga këmbët. Sa keq, duhej të shënoja gol". Megjithatë ndodh edhe që, duke rimenduar për një çast atë që sapo i ndodhi, të akumulojë shumë inat për ta çoroditur kundërshtarin dhe shërbyer për shokët e tij. Me inatin e ndërgjegjes, duke shtrënguar dhëmbët se "tani ua tregoj unë, ju të tjerët largoheuni se kam punë". Ibra ua tregoi "vendin" Simaos dhe shokut të tij të kombëtares Nilson: i zhvendosi dhe pastaj i tregoi Mansinit që, nëse e ka topin ai, ia vlen gjithnjë ta ndjekësh aksionin.

SAMBA - Një pasim dhe gol dhe pastaj nis festa samba me Maikonin. Pastaj një pasim për Adrianon e gol dhe shko ta festosh këtë gol, i cili u bë kohë që nuk e shënon një me Interin. 11 muaj, pak a shumë. 20 tetor, braziliani shënoi në Rexhio Kalabria me një goditje me kokë, iluzioni i fundit para se të zëvendësohej dhe të kuptonej që ishte momenti të largohej.

Ai pasim i Ibrës nuk ishte iluzion: ai është një "magjistar", por lojërat prestigjioze i ka bërë gjithnjë dhe vazhdon t'i bëjë edhe për të. "Unë i thashë faleminderit, sepse është mik, përveçse një futbollist i madh, - rrëfen Adriano për suedezin. - Faleminderit i them edhe Mourinjos, sepse më ka dhënë shumë besim në fillim të sezonit dhe di t'i karikojë të gjithë, edhe ata që ulen në stol. Sot (të martën), më shumë sesa për golat, jam i lumtur që rivesha fanellën e Interit. Më mungonte shumë. Tani do të përpiqem të sillem mirë deri në fund. Betohem, sepse e meriton presidenti Morati me gjithë shokët e skuadrës."Liga e Kampionëve

Dje

Grupi E

Selltik - Alborg

Mançester – Vilareal

Grupi F

Lion – Fiorentina

Steaua – Bajern

Grupi G

Dinamo K. – Arsenal

Porto – Fenerbahçe

Grupi H

Juventus – Zenit

Real M. – Bate Borisov

Të martë

Grupi A

Çelsi – Bordo 4-0

Roma - Kluj 1-2

Grupi C

Barcelona - Sporting L 3-1

BazelShakhtar - Donjeck 1-2

Grupi B

Panathinaikos - Inter 0-2

Verder B - Anorthosis 0-0

Grupi D

MarsejëLiverpul1-2

PSV - Atletiko Madrid0-3

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›