E Diel, 1 Nëntor 2026

Peshëngritja, ja tre medaljet shqiptare

Në ditën e tretë të Kampionatit Europian të Peshëngritjes, Shqipëria ka arkivuar dy medalje të arta, dy argjendi dhe tre bronzi

Daniel Godelli ar, Trasha argjend Calja bronz

Medalistët, sipas peshave

Pesha 62kg

Daniel GodelliShqipëri121kg151kg272kg

Pavel SukhanovRusi117kg150kg267kg

Aleksandër SpacMoldavi121kg145kg266kg

Pesha 69 kg

Shkëputje

Arakan MirzoyanArmeni140 kg

Gerti TrashaShqipëri137kg

Briken CaljaShqipëri136kg

Shtytje

Arakan Mirzoyan Armeni 140kg 170kg 310kg

Razvan Martin Rumani 136kg 166kg 302kg

Briken Calja Shqipëri 136kg 165kg 301kg

Peshëngritësi shqiptar Daniel Godelli u shpall kampion i Europës për peshën deri në 62 kg në dygarësh dhe në stilin e shtytjes, si dhe nënkampion Europe në stilin e shkëputjes. Këto janë medaljet e para të arta për skuadrën tonë përfaqësuese të të rinjve, që po merr pjesë në Kampionatin e 34 të Europian të Peshëngritjes për të rinj e të reja, që po zhvillohet prej dy ditësh në pallatin e sportit "Ramazan Njala" të qytetit të Durrësit.

Sportisti nga Peqini, Daniel Godelli, ishte më i riu (16 vjeç) ndër 17 pjesëmarrësit e peshës 62 kg, që përfaqësonin po kaq shtete. Ai u shpall kampion, pas një gare të shkëlqyer, duke u renditur i dyti në stilin e parë, atë të shkëputjes, me 121 kg, të realizuar në provën e tretë, vetëm për shkak të peshës trupore, pasi peshonte disa gramë më shumë se 19 vjeçari nga Moldavia, Aleksandër Spac, nga Moldavia, Alexandr Spac, i cili fitoi vendin e parë në këtë stil. Në vendin e tretë u rendit Bunyami Sezer, nga Turqia, me 118 kg. Në stilin e dytë, atë të shtytjes, ka dominuar totalisht shqiptari Godelli. Edhe pse dështon në provën e parë, në tentativën për të ngritur 148 kg, ai arrin lehtësisht ta ngrejë këtë peshë në provën e dytë, me nje siguri që i shërbeu edhe në provën e tretë, teksa ngriti 151 kg. Në fakt, ai kërkoi me çdo kusht të artën në këtë stil dhe në dygarësh, duke rivalizuar rusin Suhanov, i cili në provën e tretë ngriti 150 kg dhe u rendit në vendin e dytë. Vendi i tretë dhe medalja e bronzit i mbeti bullgarit Stojan Enev, me 147 kg.

Gert Trasha dhe Briken Calja, rivalët e podit

Dy peshëngritësit shqiptarë, Gert Trasha dhe Briken Calja, kanë rivalizuar njëri-tjetrin në konkurrimin e tyre në peshën 69 kg. Medalja e artë, u sigurua tashmë prej armenit Arakan Mirzoyan, kështu që Trasha dhe Calja kanë rivalizuar për podin e argjendtë e të bronztë. Në stilin e parë, atë të shkëputjes, armeni Mirzoyan siguron direkt të artën me 140 kg në provën e dytë, pasi dështoi në provën e tretë me 142 kg. Ndërkohë, rivaliteti për dy podet më poshtë është përqendruar te dy shqiptarët, Briken Calja dhe Gert Trasha. Calja e ka nisur me 130 kg dhe në provën e dytë ka ngritur 136 kg, ndërkohë që Gert Trasha e nis stilin e shkëputjes me 132 kg dhe kërkon 137 në provën e dytë, që e realizon me sukses. Në provën e tretë, Briken Calja kërkon 139 kg; po aq kërkoi në fillim edhe Trasha, e cili e ngriti në 140 kg, duke kërkuar me çdo kusht të argjendtën. Briken Calja nuk arrin të ngrejë 139 kg e kërkuara në provën e tretë; po kështu edhe Trasha nuk arrin dot 140 kg, pasi shtanga i vjen shumë e rëndë. Kështu, dy shqiptarët rivalë, Gert Trasha dhe Briken Calja, ndajnë vendin e dytë dhe të tretë në stilin e shkëputjes. Në stilin e shtytjes, armeni Arakan Mirzoyan siguron tri të artat në shkëputje me 140 kg, shtytje 170 kg dhe në dygarësh me 310 kg. Gert Trasha ka dështuar në të tri provat e stilit të shtytjes, në përpjekjet për të ngritur 161 kg, duke mos u klasifikuar në dygarësh. Ndërsa Briken Calja e ka mbyllur stilin e shtytjes me 165 kg, duke u ngjitur në podin e fituesit të medaljes së bronztë, dhe në këtë stil edhe në dygarësh me 301 kg, një kilogram më pak se vendi i dytë, rumuni Razvan Martin, që e mbylli me 302 kg në dygarësh. Po dje ka konkurruar në peshën 58 kg edhe peshëngritësja Sherjana Ruci. Ajo e ka mbyllur konkurrimin e saj në vendin e 7-të, me 76 kg në shkëputje, 95 kg në shtytje dhe 171 kg në dygarësh. Shqipëria nuk ka pretendime për medalje në kategorinë e femrave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›