Komiteti i OKB-së pro nismës serbe për Kosovën
Komiteti i Përgjithshëm i Asamblesë së OKB-së sot, pasi shqyrtoi nismën e Serbisë rreth legjitimitetit të pavarësisë së Kosovës, me konsensus vendosi që kjo iniciativë të futet në rend dite.
Informacioni është vërtetuar nga zëdhënësi i Asamblesë së Përgjithshme, Enrike Jeves.
Tash pritet të shihet se si do të votojë Asambleja e Përgjithshme.Cështja e dërgimit të kërkesës në Gjykatën e Hagës kërkon votën e mbi 100 vendeve anëtare të Asamblesë së Përgjithshme.
Me Projekt-rezolutën e parashtruar, Serbia kërkon nga Asambleja e Përgjithshme të marrë, siç ka thënë, këshillë juridike nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.