E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ora e Debatit":Dosjet e mëdha dhe politika

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar sërish të marre në pyetje ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Medium, edhe tashmë e ka vënë nën akuzë. Kjo është konfirmuar gjatë emisionit "Ora e Debatit" nga përfaqësuesi ligjor i ish ministrit Mbrojtjes, Mediu, avokat Ardian Visha. Sipas Vishës, ish ministri Mediu nuk do të paraqitet në Prokurori pasi kjo kërkesë e Prokurorisë është thjesht një taktikë mediatike."Ne refuzojmë të pyetemi në Prokurorinë e Përgjithshme sepse pyetja e Mediut nga Prokuroria është thjesht një taktikë mediatike",deklaroi ai.
Në një panel me përfaqësues të politikës, medias dhe ekspertë ligjorë, emisioni i gazetarit Alfred Peza ka sjellë një panoramë të plotë të asaj çka ndodh mes Prokurorisë dhe politikës , presionit mbi organet e drejtesisë, tashme kur janë në hetim 3 çështje të rëndësishme, çështja Fazlliç, rruga Durrës Kukës dhe çështja e Gërdecit.Pavarësisht vendimit që do të marre Gjykata pëer tragjedinë e Gërdecit, të gjithë të ftuarit e emisionit "Ora e Debatit" kanë njohur faktin se kjo çështje do të ketë një kosto të konsiderueshme për maxhorancën në fushatën elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit.Arben Rakipi, ish -Prokuror i Përgjithshëm, deklaroi se vazhdimisht ushtrohet presion mbi Prokurorinë. "Fakti që Prokurori zgjidhet nga politika e bën atë objekt presioni. Politika që e zgjedh nuk mund të pranojë që ajo t'i vihet kundër. Mendoj se Prokuroria nuk ka lënë shkak për këtë presion", u shpreh ai. Sipas tij, mungesa e kulturës demokratike është gjithashtu shkak për presion ndaj Prokurorisë. "Është e rëndësishme që prokurorët që merren me çështjen e Gërdecit t'i shkojnë hetimit deri në fund", nënvizoi ai. Andi Bushati, analist, deklaroi se "Mazhoranca politike nuk do të zbardhet e vërteta e procesit të Gërdecit". Bushati vlerësoi se Gërdeci ka qenë një çëshje e qartë, lidhjet e hapura e të fshehura janë të ditura, ndaj Prokuroria ka pasur kohën e mjaftueshme për hetim. Neritan Alibali, zëvendës kryetari PR-së theksoi se ngaj Prokurorisë nuk po ushtrohet asnjë presion politik. "Ligji i lustracionit dhe Prokuroria nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me njëri tjetrin", tha ai. "E majta instituconin dhe drejtësinë e ka mbajtur nën presion të plotë. Sipas Alibalit Prokurorisë i duhej lënë kohë e mjaftueshme për të hetuar për Gërdecin. "Fakti se humbën jetën 26 persona në Gërdec, pa u thënë se ishte një gabim teknik,u keqpërdor, dhe ka bërë që të ushtrohet presion mbi Prokurorinë", vlerësoi ai. Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi tha se Berisha erdhi në pushtet me pishtarin antikorrupsion, por në fakt ushtroi presion mbi drejtësinë. Sipas tij ligji i dosjeve është për të goditur drejtësinë dhe jo vetë kryeprokuroren Ina Rama. "Ndërkombëtarët dalin kundër këtij ligji, por në fakt qeveria nuk reagon, sepse ky ligj kërkon thjesht të godasë gjyqësorin", tha Gjinushi. Kreu i PSD-së, Gjinushi theksoi se nëse drejtësia nuk është e aftë të zgjidhë afera të tilla si Gërdeci, ajo kthehet në inekzistente. Avokati i ish-ministrit të Mbrojtjes, Famtir Mediu, Ardian Visha u shpreh se "Prokuroria është e dobët përballë politikës. Shenjat janë shqetësuese sepse shohim që po përdoren metoda të papranueshme për gjyqësorin", tha ai. Avokati i Mediut, theksoi se ish-ministri ka qenë gjithmonë i gatshëm për t'u pyetur në çdo lloj cilësie për hetimin mbi Gërdecin. "Pyetja e Mediut në çfarëdolloj cilësie nuk është bërë deri më sot nga Prokuroria. Ne refuzojmë të pyetemi në Prokurorinë e Përgjithshme sepse pyetja e Mediut nga Prokuroria është thjesht një taktikë mediatike ", deklaroi ai. "Firma e demontimit nuk është regjistruar në Gërdec para daljes së aktit proceduarial", tha Visha. Në pyetjen e sondazhit, nëse përplasjet politike-drejtësi vijnë nga politika apo drejtësia, 81.4% e votave shkuan për politikën dhe 18.6% për drejtësinë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›