Shërbim emergjence për aksidentet
Rreth 30% e viktimave nga aksidentet shkaktohen nga mungesa e ndihmës së shpejtë në vendngjarje. Këto statistika e kanë detyruar Ministrinë e Shëndetësisë të aplikojë për herë të parë shërbimin e emergjencës. Ai do të jetë i shtrirë në të gjithë vendin dhe do të mbulojë edhe urgjencat në shtëpi. Drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se numri i urgjencës është 112 dhe autoambulancat do të jenë të pajisura me minisalla operimi. Sipas zv/ministrit Arben Ivanaj, ligji i ri i shëndetit publik që miratohet këtë vit do të riorganizojë sistemin shëndetësor. Peshën më të madhe pritet ta ketë mjeku i familjes, si i pari kontakt i pacientit me bluzat e bardha, që synon ta kthejë spitalin në pikën e tretë të referimit pas mjekut specialist.