E Diel, 1 Nëntor 2026

Osteoporoza, sot dita botërore

 

Dita Botërore e Osteoporozës mbledh sot të gjithë aktorët për më shumë sensibilizim. Sëmundja e kockave sipas mjekëve, është mjaft e rrezikshme dhe prek kryesisht gratë gjatë dhe pas menopauzës. Osteoporoza zhvillohet kur kocka humb masën e saj dhe bëhet poroze e për rrjedhojë, më e dobët dhe më pak rezistuese ndaj traumave. Si edhe për shumë sëmundje të tjera të rënda, parandalimi është fjala kyç, në mbajtjen larg të kësaj sëmundjeje shqetësuese dhe mjaft të rëndë për trupin e njeriut. Dita Botërore e Osteoporozës 2008 ka qëllim mobilizimin e opinionit publik, për të sjellë ndryshimin në politikën e shëndetësisë për osteoporozën. Sot, Ministria e Shëndetësisë dhe shoqata do të organizojnë disa aktivitete. Kjo ditë quhet si një “thirrje për veprim” dhe kërkon në të gjithë botën mobilizimin e fuqisë së miliona votuesve, taksapaguesve dhe qytetarëve të shqetësuar për të përmirësuar politikat e qeverisë në shëndetësi, për trajtimin dhe parandalimin e osteoporozës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›