Ta kesh vilën të sigurt si Shtëpia e Bardhë

04/04/2005 Teknologjitë më të fundit të sistemeve të sigurimit kanë hyrë dhe në Shqipëri
Sistemet e diktim-sinjalizimit, satelitore, me valë dhe telefon
Vendosin një roje për të ruajtur dyqanin, por ai edhe dremit ndonjëherë, bravat e shtëpive dhe vilave i ndërrojnë shpesh, por kush ta ka vënë syrin e gjen. Në çdo moment njeriu e ndjen veten të pambrojtur, të pasigurt, për atë çka ka investuar, si dhe për jetën e tij, kështu që, mendjet njerëzore kanë shpikur lloj-lloj sisteme sigurie, diktimi-sinjalizimi. Pas hedhjes në erë të kullave binjake në Amerikë, është investuar shumë në sistemet e sigurisë. Shpikjet më të fundit të kësaj teknologjie kanë hyrë dhe në Shqipëri. Përdoruesit nuk janë të paktë.
I sigurt, si në Shtëpinë e Bardhë
Nuk është më çudi, i njëjti sistem satelitor, me disa elemente më pak, që përdoret për të mbrojtur Shtëpinë e Bardhë, përdoret dhe për të mbrotjtur disa vila dhe biznese në Shqipëri.
Teknika satelitore
Gëzim Hoxha, Kryetari i Shoqatës së Ruajtjes Fizike në Shqipëri, shpjegon se në vendin tonë përdoren tre teknika të diktim-sinjalizimit, ajo satelitore, valore dhe telefonike. Teknika satelitore, ka si bazë sistemin G.P.S dhe ka nisur të përdoret në vendin tonë në shtëpi, biznese dhe makina luksoze. Hoxha shpjegon se, nëse dikush shkon të grabisë një makinë, direkt, sistemi i diktimit i instaluar në makinë, jep sinjalin në komjuterin e qendrës. Në monitor, lexohet grabitje dhe direkt del targa e makinës që po vidhet, e cila është memorizuar në komjuter, në momentin që është lidhur kontrata për këtë shërbim. Në monitor del vendi ku po ndodh grabitja. Menjëherë lajmërohet pronari dhe policia. “Vjedhësi” nuk largohet dot në drejtim të paditur, pasi në ekranin e komjuterit del çdo lëvizje që kryhen ai, rruga në të cilën lëviz, vend ndodhja, të cilat i thuhen forcave të rendit. Por mund të ndodhë që vjedhësi e di se aty ka një sistem diktimi sinjalizimi dhe përpiqet ta ç’aktivizojë, atëherë në ekran del përsëri sinjali, po dëmtohet sistemi dhe veprohet njësoj si të ishte grabitje. Sistemi i diktim sinjalizimi mund të përdoret dhe në raste zjarresh. Për shembull në një shtëpi, nëse në një faqe muri është vendosur aparatura e diktim-sinjalizimit, në qendër të tavanit të shtëpisë, mund të vendoset aparatura që “ndjen” tymin dhe jep alarmin. Brenda sekondës, operatorit në qendër i del në kompjuter fjala zjarr, adresa e shtëpisë, numrat e telefonit të pronarit dhe policisë. “Ne kemi lidhur marrëveshje me Minsitrinë e Rendit, që në çdo rast të tillë të na vijnë menjëherë në ndihmë, po kështu dhe me zjarrfikësen. Në kulturën e të punuarit kemi futur dhe elementin pronar, në çdo rast lajmërohet pronari dhe njëkohësisht policia, për atë çfarë po ndodh”, thotë Hoxha.
Teknika valore dhe telefonike
Një tjetër teknikë është ajo valore, me anë të perceptimit të zhurmës dhe qendra operative është e lidhur me radiomarrëse. Hoxha tregon se para disa javëve, para një zyre këmbimi valutor që kishte të instaluar aparaturën e diktim-sinjalizimit, disa djem po përpiqeshin të ndiznin një motor. Aparatura, megjithëse ishte brenda ndërtesës, dëgjoi zhurmën dhe në qëndrën operacionale, u dha alarmi. Brenda disa minutave erdhi policia, por ishin vetëm disa djem. Gjithashtu përdoret dhe teknika me telefon, por kjo është më e zakonshmja, më pak e kushtueshmja, dhe jo dhe aq e shpejtë.
Mbrojtja nga zjarri, përgjegjësi,
për veten dhe për fqinjët
Në vendin tonë katet e para të ndërtesave, shpesh përdoren si dyqane dhe magazina. Aty ruhen lloj-lloj mallrash, që po morën flakë, “ndizet” gjithë pallati. Pronari jo vetëm humbet mallin, por nga zjarri dëmtohen shtëpitë e komshinjve, magazinat fqinje dhe strukturat e ndërtesës. Rasti më i freskët është ai i djegies së magazinës së tapeteve në pallatin pranë Ministrisë së Jashtme, ku u dëmtuan dhe apartamentet sipër. Ligjërisht është e detyrueshme marrja e masave kundër zjarrit. Shpesh në një kënd të dyqanit shikon një fiske-zjarri individuale. I sheh, në ngjyrë të kuqe, gjithandej. Por, në fakt vetëm një bombul e tillë nuk mjafton, pasi derisa të vijë zjarrfikësja është bërë shkrumb çdo gjë. Për këtë arsye, Kryetari i Shoqatës së Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike, Gëzim Hoxha, thotë se sipas vlerës së investimit, llojit të mallrave, duhet të ishte e detyrueshme dhe vendosja e sistemeve të diktim-sinjalizimit të zjarrit. Në këtë mënyrë, vlera e dëmit do të ishte më e ulët.
Po instalohet sistemit i ri automatik, SkyLine, i trafikut ajror të bërë nga kompania amerikane, Lockheed Martin. Lojrat olimpike vitin e kaluar bënë që dhe shqiptarët të forconin sistemin e kontrollit me radar.
Faza e parë e projektit prej 3,3 milion dollarë ka përfunduar. Ky projekt është 4-vjeçar. Modernizimi i plotë i inftastrukturës administrative të trafikut ajror kombëtar, është i nevojshëm për t’i paraprirë rritjes në të ardhmen të trafikut ajror.
Në fazën e parë janë përmirësuar shërbimet e mbikalimeve të trafikut ajror. Është restauruar Ndërtesa Operacionale e Trafikut Ajror Kombëtar dhe po instalohet sistemi automatik për trafikun ajror “SkyLine” të Lockheed Martin.
Përgjatë 4 muajve ne vazhdim, Ekipi Shqiptar, do të drejtojë nëpërmjet sistemit të integrimit: testin e pranimit “Site”. Sistemi SkyLine i Lockheed Martin, është një sistem unik i menaxhimit dhe kontrollit të mbikalimeve dhe të ulje-ngritjeve të trafikut ajror. Sistemet SkyLine, janë funksionalë në Zelandën e Re, Skoci, Kinë, Kore, Argjentinë. Sistemet e Alerte, për konfliktet afatshkurtër në Gjermani, janë të bazuara në sistemet SkyLine të kontrollit të trafikut ajror. Lockheed Martin është i vendosur në Bethesda Md ku janë punësuar rreth 130.000 njerëz nga e gjithë bota dhe parimisht është e angazhuar në kërkime, projektime, zhvillime, industri dhe integrimin në sistemet teknologjike të përpunuara, prodhime dhe shërbime.
Rritja e sistemit të sigurisë, kur shkon në ekstrem, mund të japë dhe efektet e kundërta, përdorimin e shpikjeve të teknologjisë për qëllime të tjera dhe shkeljen e lirive individuale.
Mbas 11 shtatorit ka shpërthyer një proces potencializues i rolit që ushtron kontrolli dhe veçanërisht i komunikimit elektronik. Jo vetëm përsa i përket sigurimit të ndërtesave, apo automjeteve, por edhe në kontrollin e korrespondencës dhe në mbledhjen e të dhënave personale. Mediat amerikane shkruajnë se analistët dhe ekspertët e këtij sektori, gati në unanimitet të plotë, theksojnë faktin që paaftësia për të ndaluar sulmet terroriste, ishte shkak jo i mungesës së informacionit, por i pamjaftueshmerisë së kapacitetit të analizës dhe informacionit. Nga përgjimi, mbledhja dhe analiza e të dhenave personale në përgjithësi të popullsisë rrezikon që ta bëjë më pak efikase luftën kundër krimit, gjithashtu, shton rrezikun e abuzimit mbi të dhënat personale. Sistemet e kontrollit të masës mbi komunikimin elektronik, jo vetëm që përbëjnë një rrezik për lirinë e individit, por dhunojnë edhe principin e konkurrencës ekonomike për tregun e lirë nëpërmjet aktiviteteve të shumta të spiunazhit industrial, duke shfrytëzuar e përdorur si mburojë sigurinë kombëtare dhe luftën kundër krimit, siç ndodh në rastin e sistemit të kontrollit të ashtuquajtur "Echelon".