Moisiu: Kosova është në rrugë të drejtë
04/04/2005 Presidenti takon kryeparlamentarin Hashim Thaçi
Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, priti dje Kryetarin e PD-së së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet për një vizitë disaditore në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Presidenti Moisiu vlerësoi pjekurinë e treguar nga klasa politike dhe populli i Kosovës, në zgjidhjen e problemeve kryesore që kanë të bëjnë me stabilitetin dhe interesat e Kosovës. “Kosova është në rrugën e drejtë”, tha Presidenti Moisiu duke shtuar se, kjo çështje ka qenë e pranishme në të gjitha takimet ndërkombëtare që ka zhvilluar kreu i shtetit shqiptar. Presidenti Moisiu theksoi mbështetjen e plotë dhe aktive të të gjithë shtetit shqiptar, për zgjidhjen sa më të shpejtë të statusit përfundimtar të Kosovës, në përputhje me vullnetin e vetë qytetarëve. Nga ana e tij, Kryetari i PD-së së Kosovës, Hashim Thaçi, e falenderoi Presidentin Moisiu për takimin dhe për mesazhet e urta dhe largëpamëse, që kreu i shtetit shqiptar ka përcjellë për çështjen e Kosovës. Duke u ndalur në politikën kosovare, Thaçi u shpreh se megjithëse partia e tij është në opozitë, synimi më madhor i të gjitha partive kosovare mbetet çështja kombëtare dhe pavarësia. Ai shtoi se PD-ja e Kosovës po punon për forcimin e insitucioneve kosovare duke, i lënë mënjanë interesat politike partiake.