Shehi: Nuk kemi marrëveshje parazgjedhore
04/04/2005 LZHK përjashton takimet me PD para zhvillimit të votimeve
Nënkryetari i Grupit Parlamentar të LZHK-së, Dashamir Shehu, tha dje se mes lëvizjes së Leka Zogut dhe PD-së, nuk ka pasur negociata për bashkëpunim në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. "LZHK bën me dije se lajmet e fundit të përhapura në disa media sipas të cilave kanë filluar negociatat midis PD dhe LZHK-së, janë të gjitha trillime dhe inskenime. LZHK dhe asnjë nga partitë përbërëse të saj, nuk kanë bërë asnjë negociatë për marrëveshje parazgjedhore. Ne u kemi afruar shqiptarëve një program të qartë politik, një simbol të madh kombëtar dhe do t'i afrojmë një skuadër kandidatësh dinjitozë për të përballuar sfidën elektorale të vitit 2005. Filozofia jonë është politikë gjithpërfshirëse dhe mbarëkombëtare, por e distancuar nga forcat që kanë qeverisur dhe administruar politikën kombëtare në vitet e tranzicionit. Në këtë kuptim, ne do të dalim të vetëm në zgjedhje dhe negociatat për bashkëpunim janë lënë pas proçesit zgjejdhor, kur populli shqiptar me votën e vet, të ketë vendosur raportet politike në parlament", tha Shehu.