Interi, tani një dorë te titulli
Interi tani është me një dorë te titulli. Zikaltërit fituan 1-0 dje në mbrëmje ndaj Udinezes, falë një autogoli të Islas. Skuadra e Murinjos tani thuajse e ka hipotekuar këtë trofe, pasi rivalja e saj, Juventusi është 9 pikë larg. “Zonja e vjetër” është ndalur dje nga Kievo. Një tripletë e sulmuesit Pelisier ka ndalur bardhezinjtë në Torino, që nuk arritën të shkonin më larg se sa një barazim 3-3. Golat e shënuar nga Kielini, Iakuinta dhe autogoli i Yepes nuk e ndihmuan Juventusin ta mbyllte me sukses këtë takim. Me këtë rezultat skuadra e drejtuar nga Ranieri ka bërë një hap fals, për sa i përket shpresave për të qëndruar në luftën për titull. Roma ka marrë tri pikë të çmuara falë dygolëshit të kapitenit Toti, i cili shënoi të dyja herë nga pika e bardhë e penalltisë. Verdhekuqtë renditen në vendin e gjashtë, por pas fitores së djeshme vazhdojnë të jenë në valle në luftën për titull. Fiorentina mposhti 2-1 Atalantën në Bergamo duke ruajtur vendin e pestë dhe duke shpresuar për një vend në “Champions”. Lacio zhgënjeu dje kundër Sienës, pasi u mund me rezultatin 2-0. Sampdoria dhe Napoli barazuan 2-2 dje, një rezultat jo fort i kënaqshëm ky për të dyja ekipet, pasi synimi i tyre është një vend në kupat e Evropës. Xhenoa shpreson të sigurojë një vend në Ligën e Kampioneve dhe deri tani është shumë pranë këtij objektivi. Palermo fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Torinos me golin e Kavanit. Skuadra siciliane rrezikoi shumë në pjesën e dytë, por ia doli të merrte tri pikët. Edhe Kaljari mposhti Katanian me rezultatin minimal 1-0.
Renditja
Inter 72
Juventus 63
Milan 58
Xhenoa 54
Fiorentina 52
Roma 49
Kajiari 45
Palermo 45
Lacio 41
Atalanta 40
Napoli 38
Sampdoria 37
Katania 37
Udineze 36
Siena 34
Kievo 31
Bolonja 26
Torino 24
Leçe 24
Rexhina 20
Ndeshjet
Atalanta-Fiorentina 1-2
Roma-Bolonja 2-1
Kagliari-Katania 1-0
Juventus-Kievo 3-3
Palermo-Torino 1-0
Rexhina-Xhenoa 0-1
Sampdoria-Napoli 2-2
Siena-Lacio 2-0
Udineze-Inter 0-1
Milan-Leçe 2-0