E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, babai vret pesë fëmijët e më pas veten

 

Një baba ka qëlluar për vdekje pesë fëmijët e tij, të moshës 7 deri në 16-vjeçare, në shtëpinë e tyre të lëvizshme, dhe më pas ka vrarë veten pak kilometra larg një kazinoje. Një zëdhënës i policisë në Graham e përshkruan ngjarjen si një situatë të dhunës në familje dhe një vrasje-vetëvrasje. Policia e gjeti trupin e pajetë të babait në sediljen e makinës së tij, rreth 30 kilometra në jug të Seattle. Me sa duket kishte vrarë veten me një pushkë, edhe pse nuk kishte lënë asnjë shënim në makinë. Më vonë një e afërme e familjes pa makinën dhe ndaloi pasi pa një nga fëmijët që po qëndronte pa lëvizur pranë dritares. Ajo lajmëroi policinë. Pasi mbërriti policia, gjeti katër fëmijët të vdekur në shtrat dhe një të pestë në banjë. Halla e nënës së fëmijëve, Penny Flansburg, nuk mundi ta shpjegojë krimin. “Ata shkonin shumë mirë së bashku. Nuk mund ta kuptoj pse”, tha Flansburg. Ajo e identifikoi çiftin si Angela dhe James Harrison dhe fëmijët e tyre Maxine, Samantha, Heather, Xhemi dhe James. Babai punonte si mekanik. Një shok klase i vajzës së madhe tha se ajo i kish thënë një ditë më parë se prindërit e saj ishin zënë dhe nëna i kishte braktisur. Dhjetëra hetues ishin në vendngjarje, duke u përpjekur për rindërtimin e krimit dhe të zbulojnë një motiv.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›