E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdini jep dorëheqjen: Më mirë të iki unë se sa lojtarët

 

Pas disa rezultatesh negative, trajneri i Elbasanit, Faruk Sejdini, ka dhënë dje dorëheqjen nga ekipi verdheblu. Këtë vendim “xhaxhi” ua ka komunikuar mediave në konferencën për shtyp, pas humbjes së thellë me Vllazninë. “Mendoj ta ndërpres këtu punën time me skuadrën e Elbasanit, për t’i hapur rrugë përmirësimit të situatës,”- ka thënë Sejdini. - Duke qenë se nuk ka vend për largime lojtarësh, pasi jemi në fund të sezonit, unë mendova të largohem vetë. Ndoshta kështu do t’i bëhet më mirë ekipit. Dorëheqja ime është e parevokueshme.” Më tej, në prononcimin e tij trajneri i mirënjohur vuri në dukje se Elbasani u kompozua keq që në ndërtim. “Sipas mendimit tim disa hallka duhet të lëvizin në skuadër. Nuk është momenti që unë të shpërndajë pergjegjësitë, por mund të them se ekipi është kompozuar keq që në fillim të janarit. Unë kisha në skuadër gjashtë mbrojtës dhe po kaq sulmues. Ndërkohë, nuk kisha aspak lojtarë mesfushorë,”- bëri të ditur “Xhaxhi”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›