Vetel në "pole", Mosli nuk dorëzohet
Sebastian Vetel shpërthen në provat zyrtare të çmimit të madh të Britanisë së Madhe. Gjermani i Red Bull-it ka konfirmuar formën e tij të mirë dhe sot do të niset i pari, për të tretën herë në 2009-ën, dhe për të dytën herë radhazi. Ai ka triumfuar përballë Barrikelos me BraunGP. Keq Ferrari: Kimi Rajkonen i nënti, Felipe Masa del nga pista dhe renditet i 11-i. Të dy "kokëkuqtë" kanë bërë një paraqitje zhgënjyese, edhe për shkak të temperaturave të ulëta që kanë ndikuar te gomat. Koha e tretë më e mirë për Red Bull-in e Veberit. Në vendin e katërt u pozicionuan Jarno Truli me Toyota-n, pastaj Nakajima dhe lideri i Botërorit Xhenzon Baton. Ëndrra e këtij të fundit për të fituar Silverstonin vështirësohet shumë. Vetëm i dhjeti Fernando Alonso me Renault. Pas provave, Masa e ka pranuar se "kam bërë një gabim në sektorin e fundit, ndaj eliminimi është më shumë faji im".
Ndërsa Botërori vazhdon edhe pas ndarjes përfundimtare mes FIA-s dhe FOTA-s, dje Maks Mosli është kthyer të flasë në një intervistë për BBC, ku deklaroi se nuk do të heqë dorë në asnjë mënyrë nga presidenca e FIA-s: "Edhe nëse largohem unë, sërish nuk do të kishte paqe. Skuadrat duan fuqi dhe do të kërkonin edhe kokën e pasardhësit tim. Unë nuk dua të shkoj shumë larg, por problemet që po më krijojnë ata, e bëjnë shumë më të vështirë lamtumirën time. Personeli i FIA-s më thotë se kemi gjithë këtë kaos; jemi nën presionin e sulmeve dhe prandaj duhet të qëndroj. Nëse do të ishim në një situatë më të qetë dhe unë do të demonstroja vullnetin për t‘u larguar në tetor, të gjithë do të ishin xhentilë me mua. Do të më thoshin të qëndroja. Unë nuk do të shqetësohesha se kush do të vinte në vendin tim. E gjithë kjo që po bëjnë është joproduktive".
Ai që e aprovon reagimin e FOTA-s dhe sulmon Moslin është Majkëll Shumaker: "Si i pasionuar pas motorëve, dëshiroj të shikoj spektakël më të mirë, me pilotë më të fortë dhe skuadra më kompetitive, të cilat sfidojnë njëra-tjetrën", është shprehur 7 herë kampioni i botës, duke aprovuar lindjen e një Botërori alternativ. Është thjesht e pakuptueshme që skuadrat të mos i ndajnë pikëpamjet e tyre për reformat e federatës, ndërkohë që ajo vendos krejt kundër dëshirës së tyre", u shpreh Shumaker, duke folur për sjelljen e FIA-s. "Në një moment mund të duket e pabesueshme, por këtë herë, të gjitha skuadrat e mëdha janë bashkuar dhe kjo do të bënte një kampionat shumë më realist, alternativa mund të bëhet reale". Edhe për Shumin, kjo çështje po bëhet e bezdisshme: "Më vjen jashtë mase keq që kohët e fundit nën F.1 është folur kaq shumë për politikë dhe kaq pak për sport. Shpresoj që këto lojëra politike të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur".
Pistat dhe TV-të
Pas përplasjes së madhe mes FIA-s dhe FOTA-s, e cila po i çon drejt ndarjes përfundimtare, skuadrat nisin të organizohen që nga e drejta televizive për një Botëror të mundshëm alternativ: "Lausitzring" vetofrohet, Ferrari vë në dispozicion Muxhelon, televizionet vënë nën presion Eklestonin. Alonso ironizon: "Pse Maks Mosli nuk e prezanton listën e të regjistruarve?! Ka aq pak sa...! Dhe pastaj çfarë bën ai? Pranon katër makina nga çdo skuadër".