E Diel, 1 Nëntor 2026

Interi zhgënjen sërish, Roma OK

 

Një shuplakë e rëndë për Interin në tranfertën e Bergamos, i cili përballë Atalantës thyet në më pak se 30 minuta lojë. Fillimisht një gol i Flokarit, i dhjeti për të në këtë kampionat, dhe më pas dopieta e kapitenit, Kristiano Doni, gjunjëzojnë zikaltrit e Zhoze Murinjos. Në sekondat e fundit të takimit, Zlatan Ibrahimoviç, shpëton nderin e Interit, pasi realizon golin e vetëm për kryesuesit e Serisë A dhe të dymbëdhjetin personal. Edhe këtë herë, surprizat në formacionin e Murinjos nuk kanë munguar. Kur pritej që përkrah Zlatanit që nga minuta e parë të ishte braziliani Adriano (në fushë për pak minuta vetëm gjatë pjesës së dytë), tekniku portugez ka zgjedhur argjentinasin, Hernan Krespo por gjithashtu edhe nigerianin Obina. Roma vazhdon të shkëlqejë falë “mrekullive” që dhuron në fushën e lojës, braziliani, Hulio Baptista. Pas dopietës së shënuar në mesjavë, në ndeshjen e prapambetur me Sampdorian, “bisha” verdhekuqe është sërish vendimtar për skuadrën e Luçiano Spaletit falë një eurogoli me gjysmë rafishatë në minutën e 92-të. Edhe Xhenoa mrekullon, pasi duke fituar në transfertën e Leçes me rezultatin 0-2, me gola të Skulit dhe Jankoviç. Viti 2009 ka nisur mëse pozitivisht për skuadrën e Kievos qw fitoi 2-1 në shtëpi ndaj Napolit, falë dy penalltive të transformuara në gol nga Markolini. Katania vazhdon të konfirmohet në krizë, pasi mundet 1-2 në shtëpi nga. Kriza vazhdon edhe për Udinezen që regjistron një tjetër humbje 2-0, këtë herë në transfertë me Kaljarin. Sampdoria është dorëzuar në shtëpinë e saj Palermos së Balardinit me rezultatin e pastër 2-0.    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›