E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia e Ukraina i japin fund konfliktit për gazin

 

Rusia ka vendosur të nisë furnizimet e plota të gazit drejt Evropës, pas bisedimeve mes kryeministrit rus, Vladimir Putin dhe homologes së tij ukrainase, Julia Timoshenko në Moskë. Sot pritet të nënshkruhet një marrëveshje mes përfaqësuesve të koncerneve energjetike nga të dyja vendet, pas së cilës do të rifillojnë furnizimet me gaz edhe në Bashkimin Evropian. Për shkak të disa faturave të papaguara nga ana e Ukrainës dhe rritjes së çmimit të gazit nga pala ruse, Rusia e ndaloi në fillim të këtij muaji furnizimin e Ukrainës me gaz. Vetëm pak ditë më vonë u bllokua edhe transferimi i gazit përmes linjave të Ukrainës drejt disa vendeve të Bashkimit Evropian. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›