Parku i Antigonesë pajiset me sinjalistikë
Parku arkeologjik i Antigonesë, rreth 10 km larg Gjirokastrës, është pajisur me gjithë sinjalistikën e nevojshme, falë një projekti të përbashkët mes Zyrës së Administrimit dhe Koordinimit të këtij Parku dhe Qendrës për Trashëgiminë Shqiptare. Në mjediset e qytetit antik të Antigonesë tashmë gjen të vendosura një numër tabelash treguese që përmbajnë informacion të shkurtër historik dhe të dhëna të tjera nga gërmimet arkeologjike shumëvjeçare, në shqip dhe anglisht, harta, skica dhe fotografi, për qytetin antik të Antigonesë. Të gjitha këto informacione do të ndihmojnë vizitorët vendas dhe të huaj, që të njihen me Antigonenë pa praninë e ciceronit.