E Diel, 1 Nëntor 2026

Nxirret nga lumi Hudson gërmadha e avionit të ulur

 

Në lumin Hudson në Nju Jork, njësitë speciale mundën ta nxjerrin nga uji gërmadhën e avionit të ulur në mënyrë spektakolare nga një pilot. Nga hetimet në kutinë e zezë si dhe në motorët e avionit pritet të zbulohet saktë shkaku i fatkeqësisë që ndodhi të enjten. Pas përplasjes me zogj pak pas nisjes së avionit, të dy motorët dolën nga funksionimi. Brenda fare pak sekondash piloti vendosi të kryejë uljen në emergjencë në lumin Hudson, në vend që të manovronte për të arritur aeroportin më të afërt. Me këtë manovër desha të parandaloj ndonjë katastrofë në një zonë të dendur banimi, kështu i ka pohuar piloti hetuesve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›