Të rinjtë shqiptarë në konkursin evropian për poezinë
Të rinj shqiptarë do të marrin pjesë me poezitë e tyre në një konkurs evropian për poezinë. Përtej ndryshimeve etnike, për të zbuluar rrënjët e përbashkëta të vendeve Evropiane, organizohet i pari konkurs i këtij lloji për të rinj. “Vlera e poezisë për komunikimin ndërkulturor në Evropë”, titullohet konkursi, që zhvillohet në Itali me iniciativën e katedrës botërore të poezisë me qendër në Verona në bashkëpunim me UNESCO-n. Marrin pjesë përfaqësues nga Belgjika, Norvegjia, Franca, Luksemburgu, Shqipëria, Estonia, Italia e Polonia. Data 15 shkurt është afati i paraqitjes së konkurrentëve dhe punëve konkurruese.