Rendell, nga klasikja në krimin psikologjik
10/04/2005 Ruth Rendell, edhe pse konsiderohet mbretëresha e krimit, e ka transformuar, siç thotë kritika, këtë zhanër letrar, duke lëvruar një fushë me traditë shumë të pasur në vendin e saj, veçanërisht me autore femra, duhet të përmendim këtu Agatha Christie, Dorothy Sayers, PD James, Patricia Highsmith etj. “Liqeni i errësirës” është romani i ardhur në shqip, përkthyer nga Rudi Bobrati, botuesit “Onufri”, që ndal rrëfimin në laboratorin psikologjik të njerëzve.
Si për të ecur me kohën, ajo e veshi këtë gjini me një tipar të ri; trillin psikologjik. Është pikërisht ky tipar që e dallon më shumë Rendelllin nga shkrimtarët e tjerë të krimit e të misterit.
Asnjëherë e kënaqur me një përshkrim të thatë, ajo depërton thellë në psikikën njerëzore me një still krejt të qartë e mbresëlënës. Megjithëse e filloi karrierën, me formën më klasike të romaneve angleze, hetimin policor të një krimi, ajo e pasuroi atë si me depërtimet psikologjike, ashtu dhe me brengosjen e saj për shoqërinë.
Ajo kurrë nuk zbret në nivelin e polemikës, megjithatë, tabloja që ajo ka krijuar për shoqërinë britanike, që nga mesi i viteve ’60 të shekullit të kaluar, nuk është aspak asnjëanës. Për lexuesin është e qartë se shumë dukuri që ajo vëren, e dëshpërojnë ose e shqetësojnë, por reagimet e saj kalojnë gjithmonë përmes filtrit të personazheve, ajo vetëm tregon, asnjëherë nuk predikon.
Me një stil të shpejtë rrëfimi, lexuesi nuk e kupton se si njesohet menjëherë me personazhin kryesor, se si përjeton njëlloj me të, se si e ndien, por nuk e kupton plotësisht se e keqja është parathënë. Atmosfera e gjithë këtyre romaneve është shumë klaustrofobike, megjithatë, çuditërisht, po aq tërheqëse.