Qiriazi, “pinjolli” për krishtërimin
10/04/2005 “Krishtërimi në Shqipëri”, ka qenë një rinxitje e Dhori Qiriazit, kur e botoi për herë të parë me rastin e 2000-vjetorit të krishtërimit në Shqipëri. Me këtë ribotim të entit “Argeta LMG”, Qiriazi rivjen për të thënë se, krishtërimi në vendin tonë është apostolik d.m.th., ai është marrë nga arbërit direkt nga goja e apostujve dhe jo përmes popujve të tjerë. Në hapësirat e tyre kanë predikuar fjalën e Perëndisë Shën Pal, Shën Andrea, Shën Luka, autori i librit “Vepra e Apostujve”, i cili ka shoqëruar apostullin Pal dhe ishte nxënës i tij i pandarë. Sipas të dhënave që mbledh Qiriazi, nuk përjashtohet fakti që në hapësirat e arbërëve të kenë kaluar edhe dishepuj të tjerë të Krishtit, po të merret parasysh se në këto treva kalonin udhët nga Lindja në Perëndim dhe anasjelltas. Ndërsa autori ka hyrë në rrethana dëshmishë historike të kishës shqiptare, që kanë të bëjnë me etapat e krishtërimit në Shqipëri, ai flet për Dioqezën e Ilirikut dhe Patriakanën e Romës, Justinianin e parë dhe Patrikanën e Ohrit, duke ndalur më pas në mbijetesën e kishës së krishterë në Shqipëri, nën pushtimin otoman. Harku kohor i vështrimit të Qiriazit përfshin dhe pas vitet e luftës Nacional Çlirimtare, duke nisur që nga vitit 1945 deri në ringjalljen e besimit.