Mario Puzo,aty ku digjen njerëzit
10/04/2005 Në vitin 1965, dështim, mërzitje dhe nënvleftësim për 45 vjeçarin Mario Puzo i paçliruar, jashtë trillimeve komerciale. Por ai është i madh në kohën e duhur.
“The Godfather” u shit me 13 milion kopje, dhe u përgatit për tre filma, në këtë moment morali i Puzos përtërihet duke kompensuar karrireën si një skenarist.
Kur në moshën 75 vjeçare, ai rikthehet me të tjera aftësi duke pushtuar hapësirat komerciale me trillimet e “Kumbarit të fundit”, që tani vjen në shqip nga botimet “Ideart”, përkthyer nga Astrit Telegrafi .
Ky roman na paraqet Hollivudin, Las Vegasin dhe masën e njerëzve mbi një gjellë të shijshme. Seks, vrasje, korrupsion, tradhti dhe pendim; gra të bukura, gangsterë viciozë, përdhunues, një grup njerëzish të pandershëm, pijanecë të tmerrshëm...të gjithë janë në këtë roman që bëhen të pabesushëm një ditë, sepse Puzo ka aftësi të pranojë historinë ndërkohë që prek mbi një bazë komerciale tërësisht origjinale.
Kumbari i fundit, është një libër, zbavitës, si një histori që vazhdon nga botimi i mëparshëm. Prezantimi i romanit të shtin direkt në një terren familjar, që duket sikur njihet më parë; Don Clericuzion është një burrë i vjetër, i zgjuar me pushtet, një udhëheqës i zoti i pazakonshëm për “familjen”.
Don Domeniko Klerikucoi, kryetar i familjes mafioze më të famshme në Amerikë, është “Kumbari i fundit”. Bosi i cili ka tre fëmijë, Xhorxhion, Vinsentin., Petin dhe të nipin Pipi de Lenën kontrollon një rreth biznesi të frikshëm. Qëllimi i tij kryesor është vetëm një; të mbrojë të ardhmen e familjes së tij, duke mashtruar përmes lojës së kumarit, investimeve miliardere në kinema, korrupsionit politik dhe intrigave financiare. Por, pikërisht atëhere kur kishte arritur qëllimin e tij, një sekret familjar i varrosur prej kohësh, kërcënon të dalë në shesh dhe të shpërthejë një luftë vëllazërore...Las Vegasi në kazinotë, Hollivudi dhe industria kinematografike –dy botë në dukje sa të ngjashme, aq edhe të ndryshme-krijojnë tablonë e kryeveprës së fundit të Mario Puzit.
Kthimi i fundit i Puzos në një terren që e njeh mjaft mirë-krimi në familjen amerikane, i ka dhënë sigurinë e mjaftueshme duke e kthyer këtë roman shumë shpejt në një bestseller. Kritika e ka cilësuar “si një nga romanet më ambicioze, në karrierën legjendare të Puzos, për të cilin ka punaur pesë vite, dhe një jetë të tërë kërkimesh në mes njerëzve të Las Vegasit dhe Hollivudit.
Vetëm një shkrimtar i cili e kupton zemrën e hajdutëve mund të përshkruajë jetën e mafias në mënyrë kaq origjinale. Kumbari i fundit tregon edhe një herë që Mario Puzo e di ku digjen njerëzit. “Kumbari i fundit” kompleton njerëzit për nga aftësia e kujtesës. Puzo është mjeshtrë i rrëfimit me një lehtësi të paparë për detaje duke ta imponuar me forcë leximin.
Mario Puzo, i biri i dy emigrantëve italianë, lindi në Nju Jork më 1920. I rritur në Little Italy, “kuzhina e ferrit” sic e ka përshkruar më të drejtë në romanet e itj, ai arriti suksesin me librin “Kumbari”, i cili u shit në 21 milion kopje në të gjithë botën dhe është radhitur në vendin e parë midis librave mëtë shitur best-seller për të gjithë kohërat. Ka bashkëpunuar me Francis Coppola në botën e kinematografisë dhe ka shkruar disa skenarë për filmat e tij. Vdiq në Bay Shore më 1999. Ndër librat e tij më të famshëm radhiten: “Kumbari”,” Omerta”, “Kumbari i fundit”, “Nënë Luçia”, “Siçiliani”, “Të çmendurit vdesin”, “I katërti K” dhe “Familja”.