Williams dhe Kate të dashuruar seriozisht

10/04/2005 Romanca e princit anglez për shoqen e klasës po pëson gjithnjë rritje
A është Kate Middleton mbretëresha e ardhshme e Anglisë?
Williams, princi anglez, i cili ka pushtuar zemrat e mijëra vajzave në botë, po përjeton një romancë fantastike me Kate Middleton.
Pavarësisht se ata nuk e kanë deklaruar publikisht faktin se tashmë janë të dashuruar, gjithnjë e më shumë po duket se miqësia e tyre filluar dy vjet më parë, po konsilodohet dukshëm dhe është në rritje dita-ditës.
Një gjë të tillë e tregojnë fotot, që kanë mbushur gazetat britanike, ku ai së bashku me babanë e tij Charlsin dhe vëllanë çapkën Harry, kishin ftuar për ski edhe bukuroshen Kate. Për vajzën e cila i “vodhi” zemrën princit 22-vjeçar, është viti i dytë që ajo i bashkohet familjes mbretërore për ski. Prezenca e saj është komentuar si shumë sinjifikante, pasi princin Charls e ndajnë vetëm shtatë ditë nga martesa.
Është mësuar se ka qenë vetë Charlsi ai që ka bërë ftesën që e dashura e djalit t’i bashkohet atyre për pushimet dimërore. Burime nga familja mbretërore i thanë gazetës “The Sun” se “tani Kate po trajtohet njësoj si pjesë e familjes”, duke shtuar se “Charls së bashku me princin Harri, janë të dashur me të, dhe duket qartë që prania e saj po i bën të ndjehen të lumtur.” Ftesa e Charlsit padyshim është ndërmarrë pasi ai e di sa shumë të dashuruar Williams dhe Kate janë. Në lidhje me këtë “The Sun”, duke iu referuar po të njëjtit burim saktëson se “lidhja e ngushtë që ata po përjetojnë, është shenja e qartë që tregon se dashuria midis tyre është e zjarrtë. Kate shikohet nga Williams si gruaja e tij e ardhshme. Duke parë të gjitha këto zhvillime pozitive në dashurinë e princit, i cili ka trashëguar shumë nga nëna e tij, princesha Diana, këshilltarët mbretëror kanë filluar përgatijen e terrenit për prezantimin e tyre sa më denjësisht në publik. Një pushim i shkurtër në resurset e skive në Kloster të Zvicrës për Charlsin përpara martesës, ka qenë një arsye e mirë dhe shfrytëzuar nga këshilltarët e princit për të sjellë ngadalë në publik figurën e 22-vjeçares, që tashmë duket pjesë e familjes. Ndërkohë disa javë më parë është raportuar që vetë Charlsi, të jetë takuar me të dashurën e djalin e tij, për të dhënë bekimin kësaj lidhjeje.
Ski, dashuri dhe paparacë
Williams dhe Kate po qëndrojnë së bashku me princin Charls dhe 20 miqtë e tyre në Kloster të Zvicrës. Nga fotot duket qartë se ata të dy duken shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, por nga ana tjetër kuptohet sa i rehatshëm është Charlsi të shikohet në publik me të dashurën e djalit. Në një nga fotot që mbajnë firmën e fotografit më të njohur britanik, Jason Fraser, Williams në një shikim nga afër është buza gaz teksa bisedon më të dashurën e tij, ndërsa babai i tij, Charls, po shikon në drejtim tjetër indiferent, duke i lënë ata të qetë.Vëllai i Williamsit, Harry, cilësuar si “princi i skandaleve” ka veshur një kapuç të zi, dhe qëndron ulur në një tavolinë tjetër afër tyre. Edhe ai është parë të shoqërohet me një vajzë nga Afrika e Jugut, e cila kësaj here nuk i është bashkuar atij për të shijuar skitë zvicerane.
“Williams nuk ja ndante sytë asaj sapo filluan të bënin ski, ndërsa Harrit, 20 vjeç, padyshim i mungonte e dashura e tij, Chelsey Davy, 19 vjeçe”, shkruan korrespondenti mbretëror i “The Sun”, Duncan Larcombe. Analistët britanikë të çështjeve mbretërore, kanë shpejtuar t’i komentojnë fotot si një koordinim të këshilltarëve të princit me median në mënyrë që publikut me kujdes t’i tregohet se dashuria dyvjeçare midis simpatikut Williams dhe bukuroshes Kate është në rrugë të mbarë. Por, zyra e princit Charls, Clarence Haouse ka mohuar një gjë të tillë, duke deklaruar se ata nuk kanë luajtur asnjë rol në publikimin e fotove. Një deklaratë e tillë nuk ka shuar spekulimet për vetë faktin se publikimi i fotove nuk është kundërshtuar nga Clarenc House. Paddy Harverson, sekretar shtypi i princit Charls, insistoi se nuk ka patur asnjë kooperim nga ana jonë në publikimin e fotove. ”Këto foto janë nxjerrë nga disa paparacë jo anglezë, dhe janë shitur. Nga ne nuk ka asnjë lloj bashkëpunimi në mes”, tha ai.
Kate, vajza perfekte për William
Njerëz të afërm të familjes mbretërore e shikojnë Kate si gruan ideale për t’u martuar me Williams. Kate është 22 vjeçe, ajo u rrit në një familje në zonën e quajtur Bucklebury Beks. Shtëpia e prindërve ku jetojnë një vëlla dhe motra e saj thuhet se kushton një milion paund. Sikurse motra e saj, Pipa, 20 vjeçe dhe vëllai James, 16, ajo u shkollua në kolegjin Marlborough, i cili kushtin 22 mijë paund në vit.
Kate u takua me princin Williams, kur ata të dy filluan që të studionin histori në universitetin e St Andrew. Njohja e cila u kthye në dashuri për William filloi javën e parë të universitetit ne univeritetin skocez, ku ai tani po studion gjeografi, ndërsa Kate histori. Do të ishte Williams, ai i cili do të paguante 200 stërlina në një mbrëmje bamirësie me paradë mode, ku Kate do të vishte një veshje të tejdukshme (see-through).
Kate ishte ajo, e cila ndihmoi princin që të studionte gjeografi në vend të historisë, duke mos e lejuar atë të linte studimet. Në vitin e dytë të studimeve, ata jetonin në një shtëpi së bashku me tre shokë, nga ku më pas lëvizën në një shtëpi të vogël. Deri më tani midis medias dhe zyrës së princit Charls, Clarence House ishte vendosur një marrëveshje për t’i lënë ata të qetë, në mënyrë që të përqëndroheshin te mësimet. Por, me mbarimin e shkollës dhe graduimit në javët në vazhdim gjerat po rrokullisen me shpejtësi. Momentalisht, askush nuk është në gjendje që të thotë se gjërat për ta do të rrjedhin në formë më të zyrtaziruar, pasi askush nuk kërkon të flasë për jetën private të Williams. Muajin e shkuar zonjusha Middleton ju bashkua Williams për ski, gjithashtu ajo është bërë një vizitore e rregullt e rezidencave mbretërore. Jo vetëm kaq, ajo ishte e ftuar disa kohë më parë në darkë festive për ditëlindjen e Charlsit, vjehrrit të ardhshëm.
“Martesa ime me Kate, kur të jem 30 vjeç”
Princi Williams, ai i cili do të jetë mbreti i ardhshëm i Anglisë, ka deklaruar: “Unë jam vetëm 22 vjeç, shumë i ri për t’u martuar. Nuk dua të martohem përpara moshës 30 vjeç”. Për herë të parë ai ja ka hapur zemrën e tij gazetës “The Sun”, ku ka folur rreth jetës private brenda familjes mbretërore, një nga familjet më të njohura në të gjithë botën. Gjatë intervistës së botuar dje, ka treguar se mezi pret ditën kur babai i tij do të martohet me Kamilën, duke thënë se është shumë i ri për t’u martuar. Ndërsa për të dashurën e tij, Kate Middleton, nuk ka dashur të komentojë gjatë, por ka thënë: ”Jam me fat që kam një rreth shoqëror që i besoj”.
Prinici ka pranuar se vëllai i tij, Harry, është i dashuruar marrëzisht dhe ka shprehur shqetësim ndaj gazetarëve që e bezdisin atë shpesh. Përpara se të fillonte bisedën me gazetarin Duncan Larcombe, princi në vend që t’i përgjigjej pyetjeve të tij, ka preferuar që të pyes ai i pari. “Çfarë shkrimi do të keni për nesër në gazetë?”
Ndërsa gazetari është përgjigjur: ”Më vjen keq t’ju them, por ka të bëj me ju dhe të dashurën tuaj.” Duke qeshur Williams ka pyetur: ”Pse ka kaq interes për këtë histori. Gazetari është përgjigjur: ”Sepse një ditë ju do të bëheni mbret dhe nëse do të martoheni me Kate, ajo do të jetë mbretëresha jonë”.
Fotoja mbi kokë të krevatit
Ndoshta është e vërtetë, ndoshta është veçse një anekdodë. Mësohet se kur Kate filloi kolegjin, ajo e kishte ëndërr të martohej me dikushin nga familja mbretërore, duke mbajtur foton e princit Williams varur mbi kokën e krevatit. Similariteti i kësaj ëndrre është gati-gati e njëjtë me atë të princeshës Diana, e cila edhe ajo mbante mbi kokën e krevatit të varur foton e princit Charls.
Në fillim Kate dhe Williams nuk ishin asgjë më shumë se shokë, që ndanin një apartament banimi. Por romanca midis tyre filloi të rritej ngadalë, duke shkuar bashkë për fundjavë plot intimitet, duke arritur kulmin gjatë një “takimi miqsh” në një udhëtim drejt Klosterit. Nuk duket aspak që Kate të ishte interesuar në statusin mbretëror të tij, dhe t’i bëhej gabërr nga mbrapa. Kur një mik i saj i tha se ajo ishte me fat, që po shoqërohej me princin, ajo pa problem iu përgjigj: ”Ai është me shumë fat që të shoqërohet me mua”. Jassica Hay, mike e tyre, komentoi për ta, duke thënë: ”Unë jam e bindur se ajo është pikërisht ajo vajzë që i duhet Williamsit, pasi ata kanë ngjashmëri me njëri-tjetrin dhe se ata e dashurojnë shumë fshatin. Pavarësisht nga kjo dashuri premtuese drejt bërjes solide, mes tyre një pyetje mbetet pa përgjigje, të paktën edhe për disa vite. A do të jetë Kate Middleton gruaja e princit Williams dhe mbretëresha e ardhshme e Anglisë?