E Diel, 1 Nëntor 2026

Çelsi, një tjetër ofertë për Paton: 45 milionë euro

Ka nisur të flitet sërish mbi çështjen Pato te Çelsi në të tabloidët britanikë. Në fakt, sipas asaj që na tregon "Dejli Mirrër", blutë kanë vënë në "tabaka" 46 milionë euro për "rosakun" kuqezi, i cili ka gjasa për t‘u transferuar në Stemford Brixh vitin që vjen. Sipas po të njëjtit tabloid, kryesia e klubit të Çelsit është plotësisht e vetëdijshme që këtë vit klubi i rrugës "Turati" nuk do t‘ia privojë vetes praninë e sulmuesit, meqë nuk kanë më as Kakanë. Dhe kështu, blutë e Çelsit, që për këtë merkato nuk kanë as burimet e mjaftueshme financiare për blerjen e brazilianit, e kanë shtyrë për vitin që vjen ardhjen e tij, ama duke u bërë të ditur kuqezinjve shifrën e konsiderueshme prej 46 milionë eurosh. Tabloidi britanik mohon edhe faktin që blutë paskan qenë shumë të interesuar për Serxho Agueron e Atletiko Madridit, sidomos pasi vetë lojtari kishte bërë të ditur se pretendonte një rrogë prej 200 mijë stërlinash në javë, që korrespondon me 230 mijë euro.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›