Mançester e Liverpul preken nga dëmtimet
Daniel Ager nuk ishte në humbjen ndaj Totenhemit dhe fitoren ndaj Stoke Sitit, por do t‘i duhet të mungojë edhe për shumë sfida të tjera të Liverpulit. Pas operacionit në shpinë, ai do të mund të rikthehet vetëm pas 6 javësh. Ndërsa Mançester Junajtid duhet të heqë dorë për një muaj nga mbrojtësi Rio Ferdinand, i cili vuan nga disa probleme muskulore pas dëmtimit në stërvitje. Ai ka munguar gjithashtu edhe në dy ndeshjet e para të Premier League.