E Diel, 1 Nëntor 2026

Një Bolt për fanta-shkencë shkon përtej limiteve të së mundurës

Me një goditje "rrufeje", Usain Bolt ka lënë pa frymë publikun e pranishëm në stadiumin e Berlinit dhe në një garim pothuajse pa kundërshtarë, ka stampuar rekordin e ri botëror të 200 metrave me kohën 19:19. Tani është ai atleti "mbret i shpejtësisë" dhe të gjithë po marrin për kot me krahasimet, që janë më mirë të shmangen, meqë nuk janë edhe aq domethënëse. Në fakt, çdo atlet është bir i kohës së tij dhe të bësh krahasime është tërësisht e kotë: pista të ndryshme, materiale të ndryshme, teknika të përgatitjes atletike të ndryshme dhe, mbi të gjitha, e ndryshme filozofia e kufijve të arritshëm. Çfarë u konsiderua e pamundur apo e mbinatyrshme disa dekada më parë, tani është tejkaluar dhe janë hapur horizonte të reja me objektiva të reja për të arritur. Tani të gjithë janë duke fantazuar se ku vetë Bolti, apo ku mund të arrijë brezi i ri i atletëve të shpejtë. Tashmë Usain Boltit i mbetet edhe një tjetër rekord për të thyer. Ai i 400 metrave, ku mendohet se mbreti i shpejtësisë nuk do ta ketë të vështirë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›