E Diel, 1 Nëntor 2026

Rumenige: Kemi ende nevojë për Luka Tonin

Rikthimi në Itali për dhjetë ditë leje ka bërë që të mendohet se sulmuesi italian Luka Toni po përgatiste një rikthim të mundshëm në atdheun e tij. Por drejtuesi i lartë i Bajernit të Mynihut, Karl-Heinz Rumenige, as nuk e ka ndërmend ta lërë të largohet futbollistin: "Ka qenë vërtet shumë i rëndësishëm për ne në dy vitet e fundit, thotë drejtori i përgjithshëm i Bajernit. Është një lojtar me mentalitet prej fituesi, kemi ende nevojë për të në të ardhmen".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›