E Diel, 1 Nëntor 2026

Masimo Morati: Titulli i pestë radhazi për Interin do të ishte historik

Masimo Morati, një njeri i mësuar të respektojë "fair play", lëshon deklarata ku lë të kuptohet se është i kënaqur për fushatën e merkatos, ngaqë Interi ka përforcuar jo vetëm skuadrën, por edhe ka rregulluar bilancet. Presidenti ka theksuar se "jemi skuadra që duhet mundur. E pranoj këtë, por brenda meje e di se fitimi i titullit të pestë radhazi do të ishte një ngjarje e paharrueshme, pohon Morati, prandaj mendoj se do të jetë e vështirë, dhe është normale që përforcimet të shkojnë në këtë drejtim". Madje ai e konsideron këtë trofe si të barabartë me kupën e Champions League. "Champions League është njëlloj si titulli kampion, si objektiv, shton presidenti i zikaltërve. Në arenën ndërkombëtare, thuhet se edhe vetë Morati ka disa dyshime në lidhje me potencialin e Interit të drejtuar nga Hoze Murinjo, por megjithatë ai ndihet i bindur se skuadra zikaltër është në lartësinë e ekipeve të mëdhenj si Real Madrid e Barcelona: dy protagonistet kryesore të merkatos së ndezur të kësaj vere.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›