Interneti, njësoj si alkoolizmi dhe narkomania
Ekspertët flasin për varësinë që krijon interneti te njeriu modern. Shqetësimi, bota virtuale po fiton terren
modern. Shqetësimi, bota virtuale po fiton terren
Sot ekspertët flasin për prirjen e sëmurë për internetin. Njerëzit që vuajnë prej saj e kalojnë ndonjëherë gjithë ditën në internet. Simptomat e mungesës janë të ngjashme me rastet e alkoolizmit dhe të narkomanisë. Dita e sotme ishte e mirë për Herbert V. Fillimisht, ai bleu albumin e ri të grupit muzikor të zemrës, pastaj zbrazi në bisedë me një shok problemet e punës dhe në fund fitoi tri lojë pokeri. Kleçka qëndron te fakti që të gjitha këto u kryen online. Dyseldorfasi është i sëmurë pas internetit. Për të gjithçka është e lidhur me botën artificiale të internetit. “Pas pune nxitoj zakonisht për në shtëpi për t’u futur në internet dhe atje kaloj pa frikë gjashtë orë dhe natyrisht që mëngjesin tjetër jam i këputur dhe mezi shkoj në punë. Por pothuajse çdo ditë kjo punë është”. Para gjashtë muajsh e ka lënë e shoqja. Ngushëllimin Herbert e gjen në internet. Që atëherë, elektricisti shkon me vonesë në punë, atje nuk është i angazhuar dhe nuk flet me njeri. Të lodhur, me humor të keq dhe të shpërqendruar - vetëm kështu e njohin ndërkohë kolegët Herbert V-në. Për Verner Hybner-in, e Shoqatës për Psikoterapi Shkencore, ky është një shembull tipik për prirje të sëmurë për internetin. “Është vërtet kështu që të gjitha shenjat e njohura për prirje të sëmura mund të përdoren edhe në rastin e këtij mjeti jomaterial. Kjo do të thotë që ka diçka të tillë si paaftësia për të pushuar së bëri diçka. Janë mendimet që me t’u zgjuar në mëngjes mendon: Ku ka një kompjuter? Ai kthehet në një shok për mua, atje janë kontaktet e mia sociale dhe për këtë gëzohem. Ajo që krijohet është një botë paralele dhe ajo kërkon gjithmonë e më shumë hapësirë në kurriz të botës reale”. Shkëputja nga prirja e sëmurë për internet nuk është e thjeshtë, pasi e sotmja nuk mund të përfytyrohet pa kompjutera. Transaksione bankare, kërkimi i orareve të trenave, mbushja e formularëve - shumë gjëra kryhen në internet. Megjithatë, me disiplinë dhe me rregulla të rrepta sjelljeje gjatë surfimit, mund të vihet nën kontroll edhe kjo prirje.
(D.W.)
5 Mars 2008