E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koshtunica kërkon unitet politik për Kosovën

Rogozin: “Kthimi i ushtrisë ruse në Kosovë, gjë joreale”

Përfaqësuesi i Rusisë në NATO, Dmitri Rogozin, ka deklaruar se kthimi i ushtarëve dhe policëve rusë në Kosovë është gjë joreale. Megjithatë, sipas tij, vendimi përfundimtar për këtë çështje i takon presidentit të Rusisë. “Nuk ka arsye që Rusia të kthehet ushtarakisht në Ballkan. Mendoj se kthimi i ushtarëve rusë në Kosovë do t’i pamundësonte Serbisë që të mbrohej, megjithëse mendoj se Serbia i ka mundësitë që të mbrohet vetë”, - tha Rogozin në një intervistë për gazetën “Veçernje Novosti”. Ai ka vlerësuar se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës mund të jetë sinjal për serbët në Republikën Serbe të Bosnjës dhe ka shtuar se janë “fjalë boshe” ato se Kosova është rast unik.
“Nëse dikush ia merr Serbisë një pjesë të territorit, atëherë Serbia mund të kërkojë kompensim për këtë humbje, përfshirë këtu edhe Republikën Serbe, pasi është hequr dorë nga moscenimi i kufijve shtetërorë dhe ata që kanë njohur Kosovën duhet ta kenë parasysh këtë gjë”, - ka shtuar Rogozin. Ai gjithashtu është shprehur se Rusia e di që shtetet perëndimore po përpiqen që “përmes derës së vogël” ta fusin Kosovën brenda disa forumeve të OKB-së, por Rusia do ta pengojë një gjë të tillë.

5 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›