E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vuajtje ferri

Dy shokë të ngushtë, i pari i sjellshëm e i mirë sa nuk bëhet më dhe i dyti i keq, shkurt i të 99-ave, vdesin në të njëjtën ditë. I miri shkon në parajsë, ndërsa i keqi përfundon në ferr. Pas disa kohësh, “i miri” fillon të mërzitet në parajsë dhe i kërkon Shën Pjetrit që t’i tregojë se çfarë po bën shoku i tij i dikurshëm në ferr. Shën Pjetri hap një dritare të parajsës dhe “i miri” shikon shokun e tij ulur në një tavolinë të mbushur me shishe alkooli, me një brune ulur në kofshën e tij të djathtë dhe një bjonde ulur në të majtën. Të mirit gati sa nuk i ikën truri dhe nuk arrin të kuptojë fare se çfarë po ndodh... Gjithë jetën e tij në tokë ai kurrë nuk kishte bërë mëkate dhe as gjëra të këqija e prapë tani në parajsë i duhej të mërzitej. Shoku i tij, si në tokë edhe në ferr, me pije e me femra bënte jetë qejfi. Atëherë “i miri” nuk duron dot më dhe i thotë Shën Pjetrit:
- Si ka mundësi mor burrë që Zoti ynë të jetë kaq i padrejtë!
Shën Pjetri:
- I shikon ato shishet?
- Po, - përgjigjet “i miri”.
Shën Pjetri:
-Po ato femrat i shikon?
-Po, – ia kthen prapë me gjysmë zëri “i miri”.
- Merre vesh pra, – thotë Shën Pjetri,- se Zoti është shumë i drejtë. Si shishet ashtu edhe ato femrat nuk kanë brima...

5 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›