Sulltanët, 600 fermanë në 500 vjet për Shqipërinë
02/06/2005 Zyra e Administratës Turke për Bashkëpunim e Zhvillim pranë Kryeministrisë së Turqisë (TIKA) në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, boton katalogun e fermanëve sulltanorë për Shqipërinë dhe shqiptarët, si dokumentet më elitare të Perandorisë Osmane, të titulluar "Të shkruash historinë me tolerancë". Një libër i shkruar në tri gjuhë, shqip, turqisht dhe anglisht, që tregon se në 500 vjet Porta e Lartë ka nxjerrë 600 fermanë për Shqipërinë dhe shqiptarët
Fermanët janë elita e dokumenteve të krijuara nga administrata osmane. Ky është një fakt që rrit së tepërmi rëndësinë e tyre historike për vendin tonë, pasi tregon lidhjet dhe raportet e Shqipërisë me Portën e Lartë ndër shekuj. Duke patur parasysh karakterin e ndërlikuar të historisë së bashkëjetesës së popujve ballkanikë, te të cilët shpeshherë e drejta historike është barazuar me të drejtën politike, zbardhja e këtyre fermanëve e nënkupton vetvetiu rëndësinë e tyre. Eshtë hera e parë që institucionet e dy vendeve bashkëpunojnë për një veprimtari kaq të rëndësishme si botimi i këtij volumi, ku po në të njëjtën frymë bashkëpunimi, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë dhe TIKA (Zyra e Administratës Turke për Bashkëpunim e Zhvillim pranë Kryeministrisë së Turqisë), e cila zhvilloon veprimtarinë e saj që nga viti 1996 në vendin tonë, organizojnë sot dhe nesër një veprimtari shkencore ndërkombëtare, që përfshin edhe botimin akademik të ilustruar të akteve më të rëndësishme të ish-perandorisë osmane, me pjesëmarrjen e studiuesve orientalistë nga vendet ballkanike, paraqitjen e një filmi dokumentar shkencor për koleksionin e fermanëve origjinalë që ruhen në AQSH, si dhe një ekspozitë me riprodhime artistike të tyre. Dje në ambientet e DPA-së, drejtori i institucionit prof.dok.Shaban Sinani dhe njëri nga drejtuesit e projektit për TIKA, Erkan Firatil, kanë prezantuar për mediat si katalogun me 600 fermanët, por edhe një dokumentar të prodhuar në DVD, i cili zgjat 14 minuta. Katalogu i fermanëve perandorakë, një vepër shkencore e ilustruar, është përgatitur duke mbështetur përshkrimet e pjesshme ose të plota që gjenden në inventarët shumëvëllimësh të AQSH. Për përgatitjen e katalogut të fermanëve të Shqipërisë, DPA ka filluar bashkëpunimin me institucione partnere në Turqi qysh në vitin 2000. Por pas disa tratativash marrëveshjesh dypalëshe, u morën përsipër pa asnjë hezitim nga Zyra e Administratës Turke për Bashkëpunim e Zhvillim (TIKA). Katalogu i fermanëve të Shqipërisë është hartuar në tri gjuhë: shqip, turqisht dhe anglisht. Në fakt, botimi mund të konsiderohet katërgjuhësh, sepse edhe kthimi prej osmanishtes në turqishten moderne, ka peshën e një përkthimi. Nga ana e tij, drejtuesi i projektit për TIKA-n, Erkan Firatil, ka theksuar se organizata që ai përfaqëson ka një bashkëpunim më të gjerë në mbarë Shqipërinë, në shumë fusha të kulturës dhe arsimit, por duke u ndalur te rëndësia e këtij botimi, ai shtoi se midis dy vendeve ka shumë pika të përbashkëta, të cilat duhet të ndihmojnë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, por që edhe në periudhën osmane jo gjithmonë kanë qenë në përplasje të vazhdueshme, por përkundrazi, personalitete të përbashkëta si Sami Frashëri etj., tregojnë pikërisht për këto lidhje të kahershme.
Shqipëria, numrin më të madh të fermanëve në rajon
Të 600 fermanët e prezantuar në këtë botim, të cilët mendohet nga burime të ndryshme të jenë edhe më të shumtë në numër, nxjerrin në pah faktin se vendi ynë shënon numrin më të madh të fermanëve që janë dërguar nga osmanët në raport me vendet e tjera fqinje, ku ka patur raste që numri i tyre të arrijë deri në tre brenda një viti. Në kreun e tretë janë paraqitur afro 60 fermanë origjinalë sulltanorë, që janë pronë kulturore e arkivave të Shqipërisë. Duke qenë se pjesa më e madhe e përkthimeve të këtyre fermanëve janë bërë në vitet 1960, para miratimit të rregullave drejtshkrimore të shqipes standarde, si dhe për të respektuar ngjyresat e identitetit të stileve të përkthyesve, edhe në botim është ruajtur besnikëria me origjinalin shqip, përveç rasteve kur kuptimi mbetej i paqartë. Fermani më i hershëm origjinal i takon vitit 1484, ndërsa më i voni është i vitit 1906. Në kreun e katërt janë botuar fermane dhe akte të tjera të administratës osmane, që u janë dhuruar arkivave të Shqipërisë në formën e riprodhimeve prej arkivave të Ankarasë dhe të Stambollit. Me rastin e botimit të këtij katalogu, arkivat e Turqisë u dhuruan arkivave të Shqipërisë riprodhimet e 14 fermanëve të panjohur, që lidhen me botën shqiptare. Në kreun e pestë botohet inventari i plotë i fermanëve sulltanorë që janë regjistruar gjatë afro pesë shekujve me radhë në librat e kadinjve. Janë jo më pak se 600 fermanë të nxjerrë nga regjistrat voluminozë të mbajtur në qytetet kryesore të Shqipërisë, sidomos në regjistrat e Beratit, Elbasanit dhe Shkodrës. Sipas drejtuesve të arkivave të Shqipërisë, numri i fermanëve që kanë nënshkruar e dërguar sulltanët në këtë anë të skajshme të ish-perandorisë, duhet të jetë shumë më i madh, sepse një pjesë e regjistrave ku kopjoheshin aktet e larta të administratës osmane, sidomos ato të Shkodrës, ende nuk janë përpunuar.
Fermanët jo vetëm ndëshkues, por dhe rregullatorë të jetës
"Nga studimi paraprak i fermanëve, kuptohet se Shqipëria ka qenë periferike vetëm gjeografikisht për Perandorinë Osmane, pasi realisht, ajo ka patur rëndësi të madhe. Jo vetëm numri i madh i fermanëve, por edhe tematika e tyre e dëshmojnë më së miri këtë fakt", u shpreh për "Metropol" drejtori i DPA-së, Shaban Sinani. Dhe, në fakt, fermanët tregojnë se dërgimi i tyre në Shqipëri nuk ka patur vetëm karakter ndëshkues, por edhe rregullues, si zgjidhje konfliktesh midis individësh dhe grupimesh, emërime e shkarkime nga detyra, nderime me medalje, dhënie e heqje privilegjesh, mobilizim për luftë dhe çlirime të përkohshme nga taksat, mbrojtje interesash të familjeve të mëdha dhe zgjidhje të sherreve brenda tyre, caktime paje dhe detyrimesh të tjera për martesë, urdhëra për zgjidhjen e ankesave të shtetasve ndaj administratës vendore, që tejkalon të drejtat e veta në sjelljen me ta. Por grupimi më i rëndësishëm i fermanëve është ai i trajtimit të faltoreve të të krishterëve, i mbrojtjes së tyre prej abuzimeve, i respektimit të autonomisë së veprimtarisë së kishës, i konfirmimit në detyrë të ipeshkvinjve dhe arkipeshkëve, i shpalljes së të drejtave të klerikëve brenda juridiksionit të tyre, i urdhërimit të nëpunësisë për të mos u rënë më qafë pronave të të krishterëve, i dhënies së lejeve për ndërtime dhe rindërtime të qelave, kishave, manastireve, abacive. Më të hershëm janë fermanët që lidhen me të krishterët ortodokosë, kurse fermanët për të krishterët romanë nisin vetëm nga fundi i shekullit të 17-të. Por në dy shekujt e fundmë, fermanët për të krishterët katolikë janë shumë të shpeshtë. Vetëm për familjen e Bibë Dodë pashës, ruhen 8 fermanë. Megjithëse në këtë kohë Perandoria Osmane ishte marrë vesh me Perandorinë Austro-Hungareze për mbrojtjen e klerit katolik, shumë probleme të këtij kleri janë zgjidhur me fermanë të drejtpërdrejtë sulltanorë.
Për përkthimin e plotë ose hartimin e një përmbajtjeje përmbledhëse, kanë punuar për vite të tëra orientalistët e mirënjohur Andrea Sahatçi, Eleni Duka, Haki Sharovi, Jonuz Tafilaj e Vexhi Buhara.
“Toleranca në aktet administrative osmane”
Paraqitja e këtij botimi, vlerat e të cilit rriten nga ilustrimet, kryesisht miniatura, firma sulltanësh me dekoracione nga më të ndryshmet me arabeska dhe me shenja heraldike (mbi 60); pa nënvleftësuar vetë larminë kaligrafive, që gjithashtu në studimet orientalistike konsiderohen art i zbatuar, bëhet në të njëjtën ditë me organizimin e konferencës ndërkombëtare “Toleranca në aktet administrative osmane”, e cila do të zhvillohet më 2-3 qershor 2005. Në konferencë marrin pjesë me kumtesa studiues nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Turqia. Në pesë seanca do të kumtojnë akademikë, profesorë, osmanistë, albanologë, për raportet shqiptaro-turke në periudhën osmane. Shumica e kumtesave kanë për objekt përmbajtjen e fermanëve. Ky do të jetë një rast për të shpallur burime të panjohura më parë, të cilat mund të shërbejnë si një shkas për një vështrim ndryshe të historisë së popullit shqiptar në kuadër të ish-perandorisë osmane, e cila sundoi në tre kontintente për afro pesë shekuj. Ndryshe nga sa shkruhet zakonisht, burimet që pritet të publikohen me rastin e kësaj veprimtarie, ku nuk do të mungojë një ekspozitë e riprodhimeve të fermanëve me më shumë vlera artistike, si dhe një film dokumentar shkencor me interpretime për kategorizimin e tyre, njoftojnë për një tolerancë relative në kuadër të kësaj perandorie. Kjo tolerancë është një prej faktorëve themelorë të jetëgjatësisë së supershtetit osman, në përbërje të të cilit kishte popuj me burim të ndryshëm gjenetik, të ndryshëm nga pikëpamja etnike, fetare, rajonale, gjuhësore. Funksionimi i një shteti të tillë, sipas prof.dr.Sinanit, është aktualisht objekt studimi nga shkencëtarët sociologë, historianë, etnologë dhe sidomos juristë të së drejtës shtetërore, jo vetëm për qëllime njohjeje, por edhe për qëllime pragmatiste, për të lehtësuar funksionimin e bashkësisë së sotme euro-komunitare, duke përfituar prej atyre vlerave që vërtetohen në raportet midis grupimeve të ndryshme dhe duke mos përsëritur gabimet e saj.