E Hënë, 2 Nëntor 2026

Universitetet, shumë degë pa konkurs

02/06/2005  Hyrja në Universitet do të liberalizohet me vendim qeverie, por dekanët do të kërkojnë shtim auditoresh dhe pedagogësh

Ministria e Arsimit, numri i kuotave do të jetë aq i lartë sa në shumë degë nuk do të zhvillohet konkurs

Për disa degë do të ketë kaq shumë pranime, sa nuk do të jetë e nevojshme për të zhvilluar konkurs. Deri tani, vitet e fundit kështu ka ndodhur vetëm në fizikë, ndonjë kimi, ose inxhinjeri mekanike. Por, për këtë vit, burime nga Ministria e Arsimit sigurojnë se për një pjesë të mirë të degëve numri i kuotave do të jetë tepër i lartë, ndoshta më tepër se numri i atyre që do të rregjistrohen, duke e bërë të panevojshëm konskursin. Kështu, pritet të ndodhë në disa degë të inxhinjerisë, mësuesisë dhe shkencave të natyrës. Ndërsa për disa degë shumë të kërkuara, Ekonomik, Drejtësi, Mjeksi, Informatikë, elektronik apo Inxhinjeri ndërtimi, ende nuk bëhet fjalë për liberalizim, deri në heqie konkursi. Heqia apo jo e konkurseve më tepër se sa një vendim i Minsitrisë së Arsimit, do të jetë një vendim politik, që ka koston e vet politike dhe sociale. Sigurisht dekanët dhe rektorët do të vazhdojnë të kërkojnë më tepër kapacitete, si shtim auditoresh dhe për rritje të numrit të pedagogëve të brendshëm dhe të jashtëm.

Absurdi

Gati të gjithë dekanët këto vite janë ankuar, pasi kanë marrë studentë mbi kapacitetete tyre, pasi nuk kanë as salla dhe as pedagogë për të përballuar kuotat që po vijnë gjithnjë e më në rritje nga Ministria e Arsimit. Ndërkohë që dhe kërkesa për arsimim të lartë është gjithnjë e në rritje. Duket se Universitetet janë të pa përgatitura për këtë ditë, pra për liberalizimin e hyrjes në shkollë të lartë, duke mos përballuar as liberalizimin gradual, jo më të menjëhershëm. Megjithatë jemi në fushatë zgjedhjesh dhe çdo gjë mund të ndodhë.

Filologjiku jashtë kapaciteteve

Për konkurset e vitit akademik 2005-2006, Fakulteti i Histoti-Filologjisë ka propozuar gati sa gjysma e kuotave të vitit të kaluar, mos edhe më pak. Kjo për arsyen e vetme, se ky fakultet nuk ka kapacitete, nuk ka salla, as numër pedagogësh për të përballuar këtë numër studentësh. Ndërkohë që të paktën për degët e mësuesisë, tregu i punës është i ngopur. Kështu, vitin e kaluar me gjithë kuotat e trojeve, historia ka patur 130 pranime, ndërsa këtë vit 60 pranime, ku vetëm 52 janë kuota kryesore dhe kështu për çdo degë. Edhe gazetaria, një prej degëve më të kërkuara të këtij fakulteti, kërkon që të ketë këtë vit, një shifër studentësh, sa një e treta e vitit të kaluar. Vjet në këtë departament, së bashku me kuotat me pagesë hynë në shkollë të lartë 120 studentë, ndërsa këtë vit, duke përfshirë gjithashtu dhe ata që hyjnë me pagesë dhe një student nga trojet janë 44 studentë. Në gazetari janë 9 pedagogë për 120 studentë. Po kështu dhe Fakulteti i Inxhinjerisë së ndërtimit ka kërkuar më pak studentë se vjet. Këtë vit Unviersiteti Politeknik ka kërkuar 815 kuota, ndërsa vjet janë miratuar 1100 kuota.

Ekonomiku part- time pa konkurs

Fakulteti ekonomik do të jetë përfundimisht pa konkurs, duke respektuar kështu dhe kërkesën e këtij dekanati. Po kështu, dhe një pjesë e mirë e degëve me sistem part-time pritet të jenë pa konkurs.

Juridiku part – time me konkurs

Dekanati i Fakultetit Juridik ka propozuar që të hapë sistemin part-time me shkëputje nga puna. Pritet të jenë 200 kuota me sitem part-time. Përzgjedhja e studentëve për 200 kuotat do të bëhet me konkurs. Ndërkohë që do të jenë dhe dhe 300 kuota të tjera me konkurs për sistemin e ditës, me kohë të plotë.

Vjet

Të gjitha pranimet u bënë me konkurs Kuota e përgjithshme e pranimeve në universitete ishte 13.566 vetë, ose 1669 kuota më shumë se në vitin e kaluar

Këtë vit

Do të kuotat do të shtohen, aq sa për shumë degë nuk do të bëhet konkurs

Vjet

Raporti i pyetjeve të testit, 70 pyetje testi special

30 pyetje i përgjithëshmi

Këtë vit

Raportin e pyetjeve në test do ta caktojë Rektorati

Vjet

Për juridikun vetëm sistem me kohë të plotë

Këtë vit

Për Juridikun në Tiranë, sistem me kohë të pjeshshëm 200 kuota

Vjet

Part-time i ekonomikut, fillimisht u vendos me konkurs, më pas u hoq

Këtë vit

Hyrja do të jetë elirë, pa konkurs

Vjet u bë korrigjimi me skaner vertëm në Universitetin e Tiranës dhe atë Politeknik

Këtë vit

Në të gjitha Universitetet korrigjimi me skaner

Ministria heq dorë nga caktimi i përqindjes së pyetjeve në testin e përgjithshëm dhe atë special

Raporti, testit të përgjithshëm dhe special vendoset nga Rektorët

Vjet u rihoq mesatarja dhe u vendos që të kishte test të përgjithshëm, përveç atij special. Ndërsa këtë vit, raporti test i përgjithshëm, test special, do të vendoset nga Dekanët dhe sigurisht raporti do të jetë në favor të testit special. Deri vjet raporti ishte 30 pikë testi i përgjithshëm dhe 70 për qind testi special, ndërkohë që për Universitetin e Tiranës duke qenë se skaneri korrigjues mund të kontrrollonte deri 80 pyetje u bë 20 pyetje testi special, 60 testi i përgjithshëm. Burime të brendshme nga Ministria e Arsimit sqarojnë se dekanët mund të zgjedhin cilin raport të duan, mund të zgjedhin një raport 20 për qind test të përgjithshëm dhe 80 për qind special, apo dhe 100 për qind, test special. “Unë mendoj që raporti maksimal të jetë 70 për qind testi special dhe 30 për qind testi i përgjithshëm, ndoshta mund të shkoj dhe 80 për qind me 20 për qind” thotë Rektori i Universitetit Politeknik, Përparim Hoxha. Nëse vendosja e raporteve ju lihet në dorë pedagogëve, Rektorati do ta vendos me një mbledhje senati dhe secili Rektor dot ë propozoj raportin për Unviersitetin e vet.

Ndyshimet indirekte nga specilistët

Në mënyrë indirekte edhe këto vite ky raport ka shkuar 80 me 20 për qind, mos edhe më tepër. Konkretisht, nëse konkurohej për degë të shkencave natyrore, pjesën më të madhe të pyetjeve në testin e përgjithshëm e zinin pyetje nga këto shkenca, matematikë, fizikë dhe kimi. Nëse konkurohej për degë të shkencave shoqërore, pjesa më e madhe e pyetjeve të testit të përgjithshëm e përfshinin pyetje nga shkencat shoqërore, letërsi, histori, gjeografi.

Dekanatt të lirë të zgjedhin pyetjet

Pyetjet e testeve do të caktohen nga vet dekanatet. Nga Minsitria e Arsimit ata lihen të lirë jo vetëm që t’i caktojnë vet pyetjet e testit special, por dhe ato të testit të përgjithshëm. Ndërkohë për testin e përgjithshëm nëse duan ndihmë mund të blejnë pyetje nga Qendra e Kontrrollit të Vlerësimeve dhe Provimeve. Ky është një shërbim që bëhet nga kjo qendër dhe do të bëhet me pagesë, sikundër është bërë dhe vitin e kaluar.

Drejtoresha Shpresa Petrela, testet e provimeve të shkollave 8-vjeçare e të mesme i kemi gati

“I kemi të gjitha kapacitetet për të provime dhe konkurse”

Ju keni një përvojë mbi ndihmën që ju jepni Dekanateve në hartimin e testit të përgjithshëm. Për cilat degë keni hartuar vjet teste speciale?

Vitin e kaluar na kanë kërkuar ndihmë për të hartuar teste të përgjithëshme Universiteti i Tiranës,Shkencat sociale, Juridiku etj.

Ministria e Arsimit thotë se për këto teste, univeristetet ju paguajnë si bëhet kjo pagesë?

Universitetet 10 për qind të fisë që paguan studenti për rregjistrim në konskurs, pra 10 për qind të të ardhurave nga Konkurset ia kalojnë Ministrisë së Arsimit. Dhe sipas ligjit Minsitria këtë 10 për qind e ndan në shpenzime operative për institucionet që kanë marrë pjesë në realizimin e konkurseve. Ky ligj ka pesë vjet që zbatohet.

Tashmë jemi në prag të konkurseve për të hyrë në shkollat e mesme të përgjithshme, profesionale dhe teknike. Si po shkon puna me hartimin e testeve?

Ka filluar puna që në shtator dhe tashmë testet i kemi përfunduar. Jemi në fazën e përgatijes logjistike. Pasi nuk del më mësuesi dhe shkruan pyetjet në dërrasë, por shumëfishohet testi për çdo nxënës. Në jemi e vetmja qendër që jemi të përgatitur jo vetëm për të hartuar testet, por kemi dhe gjithë bazën logjistike bashkohore për të zhvilluar konkurset dhe provimet kombëtare.

Kur nisin konkurset e shkollave profesionale dhe a jeni gati?

Të hënën do të zhvillohet konkursi i gjuhës frënge në Shkollën e mesme të gjuhëve të huaja në Tiranë dhe në Korçë. Testi është përgatitur në bashkëpunim me Ambasadën Franceze në Tiranë. Kjo pasi Ministria e Arsimit ka lidhur një marrveshje me këtë Ambasadë për hartimin e testeve të konkurseve për gjuhën frënge. Po kështu dhe për seksionin dygjuhësh të Italishtes veprohet në këtë mënyrë. Ministria e Arsimit ka lidhur marrveshje me Ambasadën Italiane, ndërsa për të gjitha degët e tjera i kemi hartuar vet testet.

Itali-Shqipëri, luftë me efektin serrë

Italia do të ndërmarrë në Shqipëri një sërë projektesh për eleminimin e fekteve të gazeve serrë, për të zvogëluar sado pak ngrohjen globale.

Dje, në ambientet e Ministrisë së Mjedisit, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit midis Ministrisë së Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Territorit të Republikës së Italisë, mbi ”Bashkëpunimin në Fushën e Mekanizimit për Zhvillimin e Pastër, sipas nenit 12 të Protokollit të Kiotos. Me ratifikimin e Protokollit të Kiotos të Konvetës Kuadër të OKB për Ndryshimet Klimatike me 16 Shkurt 2005 dhe aderimin e Shqipërisë në këtë Protokoll në Janar 2005 hapet rruga e zbatimin të njërit nga mekanizmat fleksibël fianciare të këtij protokolli, të të ashtuquajturit Mekanizmi për Zhvillim të Pastër. Ky mekanizëm mundëson zhvillimin e qëndrueshëm nëpërmjet transferimit të teknologjive pa karbon në vendet në zhvillim apo ekonomi në tranzicion në trajtë projektesh që do të financohen nga vendet e zhvilluara. Sipas Protokollit vendet e zhvilluara mund të plotësojnë pjesë nga detyrimet e tyre jashtë territorit të vet nëpërmjet këtij mekanizmi me një kosto më të ulët se sa në vendin e tyre.

Ne kete kuader, Shqiperia dhe Italia nenshkruajne nje Qëllimi i këtij memorandumi është krijimi i mjedisit të favorshem ligjor e institucional për zbatimin e Mekanizmit për Zhvillim të Pastër në Shqipëri dhe vazhdimi me hartimin dhe zbatimin e projekteve që do të reduktojnë gazet serrë në Shqipëri për llogari të Palës Italiane. Këto projekte priten të jenë kryesisht nga sektori i energjisë (energjive të rinovueshme dhe rritjes së eficiencës së energjisë) si dhe mirë-administrimit të mbetjeve, të pyjeve etj.

Gjatë firmosjes së Memorandumit të Mirëkuptimit, ishin të pranishëm Ministri i Mjedisit Ethem RUKA , Ambasadori Italian në Shqipëri Attilio Ianucci si dhe personalitete të dy Ministrive, asaj Shqiptare dhe Italiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›