Intervista Kriza, Rama paralajmëron bllokim të institucioneve
Autori i Lajmit: Redaksia
Partia Socialiste nuk ka një kërkesë për tryezën e negociatave, por vetëm kërkon një të drejtë të mohuar. Kështu theksoi dje kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një intervistë për Faktori Plus. Sipas tij, shumë shpejt do të ketë një datë për protestat, nëse shumë shpejt nuk do të ketë një rezultat nga negociatat. Ai madje, nuk përjashton as mundësinë e bllokimit të institucioneve, duke tërhequr përfaqësuesit opozitarë. Lidhur me mendimin ndryshe në parti ai pohon se nuk ka një rrugë të tretë ose mbështetet mendimi i Partisë Socialiste për hetimin e zgjedhjeve, ose mbështetet Partia Demokratike duke paralajmëruar kështu përjashtimin nga PS, nëse thyhet vendimi i Grupit Parlamentar për bojkotin e Kuvendit.
Zoti Rama, sapo keni përfunduar bisedimet me presidentin Topi, kësaj radhe në formatin veçmas me Partinë Demokratike dhe veçmas me Partinë Socialiste. Mund të themi që u arrit diçka?
Ne jemi në përpjekjen e vazhdueshme për ta arritur diçka dhe diçkaja është gjithçka që lidhet me hetimin parlamentar, i cili nuk mund të kufizohet në objektin e tij.
Çfarë biseduat sot për shembull?
Nuk jam i autorizuar të flas për atë që bisedojmë në tryezë.
Po mund të themi deri ku kanë shkuar negociatat, a mund të konsiderojmë që është bërë një hap përpara?
Ka pasur një prononcim të kryetarit të Asamblesë të Partisë Socialiste dhe bashkëpunëtorit tim më të afërt, i cili është prononcimi ynë zyrtar.
Fillimisht, kur njoftimi i Presidentit të Republikës doli që do të kishte një tryezë dhe do të niste me takime veçmas, u bë një tryezë e përbashkët. Jemi përsëri në takime veçmas. Hap prapa apo thjesht modalitet?
Ky është një proces, i cili është i udhëhequr nga Presidenti dhe le ta lëmë Presidentin ta çojë përpara këtë proces sipas modaliteteve dhe pikëpamjeve të përcaktuara nga ai.
Të paktën, në aspektin e formës, a mund të themi se si do të arrihet kompromisi, nëse do të ketë të tillë? Kush do të paraqesë një draft dhe kujt, pra propozimet?
Është shumë e thjeshtë. Partia Socialiste nuk ka një kërkesë. PS dhe opozita shqiptare, aleatët tanë tradicionalë dhe aleatët tanë të rinj, kërkojnë një të drejtë, një të drejtë, e cila nuk mund të mohohet dhe e cila nuk mund të transformohet në një mall për negocim. Është një e drejtë që buron nga Kushtetuta, është një e drejtë që buron nga ligji. Është një e drejtë, që buron edhe nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës bazuar në faktin se zgjedhjet e 28 Qershorit duhet të hetohen, një komision parlamentar duhet të ngrihet dhe siç është e shkruar në Kushtetutë dhe siç është interpretuar Kushtetuta nga Gjykata Kushtetuese lidhur me hetimin parlamentar, e drejta jonë është e qartë si drita e diellit dhe po aq e paprekshme.
A mund të flasim në kushtet tuaja për një kërkesë maksimaliste dhe një minimaliste me hapësirë në mes apo kutitë janë fjalëkyçi i këtij kuici politik shqiptar?
Unë besoj së të drejtat dhe liritë kushtetuese janë të sanksionuara dhe janë të patransformueshme në liritë dhe të drejtat që mund të quhen maksimale apo që mund të bëhen minimale. Siç thonë nga anët tona të përbashkëta: Një grua është shtatzënë apo nuk është shtatzënë.
Në këtë rast?
Dhe në këtë rast e drejta kushtetuese është e qartë e sanksionuar në nenin 77 të Kushtetutës dhe interpretimi i kësaj të drejte nuk i lejohet as Partisë Socialiste dhe as Partisë Demokratike, sepse është bërë nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, që e ka përcaktuar shumë qartë se çfarë përfshin një hetim parlamentar. Dhe në rast se ju i referoheni interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, gjeni të gjithë motivacionin e hetimit parlamentar që ne kërkojmë.
A mund ti ridrejtoheni ju si opozitë Gjykatës Kushtetuese? Kryeministri Berisha ka thënë që në fakt çështja e kutive, që zoti Rama kërkon, është një çështje që nuk e ka me mua. Për pasojë nuk e ka me mazhorancën apo me politikën, por me gjykatat e vendit. Nëse ju e keni me politikën, cili është argumenti për këtë?
Le ta themi, kryeministri Berisha është i fundit në këtë vend që mund të flasë për gjykatat dhe që mund të pretendojë se kupton drejt Kushtetutën dhe ligjet, sepse është shkelësi i përsëritur i Kushtetutës jo një herë, dy herë, tri herë, por plot 20 herë. Dhe lejomëni të them se Gjykata Kushtetuese nuk është një kioskë, së cilës mund ti drejtohemi sa herë të duam, për një interpretim që ajo e ka bërë një herë dhe në rast se ka një interpretim të interpretimit, atëherë ka vetëm abuzim me të drejtën kushtetuese.
Pse, nuk mund të ketë një mënyrë tjetër, një objekt tjetër të një ankimimi të caktuar, siç ndodh?
Gjykatës Kushtetuese i është adresuar një kërkesë për të interpretuar një kërkesë, pikërisht këtë çështje, që ka të bëjë me hetimin parlamentar dhe funksionet e një komisioni hetimor parlamentar dhe Gjykata Kushtetuese e ka bërë interpretimin e saj. Atij interpretimi ne i referohemi dhe kryeministri aktual është i detyruar ti referohet. Në rast se i shmanget asaj reference, thjesht shkel të drejtën tonë kushtetuese.
Zoti Rama, nëse negociatat dështojnë, cili është skenari juaj?
Ne nuk kemi një skenar, ne kemi një rrugë të bërë të qartë për të gjithë. Rruga për të vendosur në vend një të drejtë dhe një liri që janë një e drejtë dhe një liri, e cila nuk mund të lëshohet dhe nga e cila nuk mund të hiqet dorë pa një betejë, të paktën. Dhe kjo është një betejë që nuk do të ndalet, e prandaj unë e përsëris që pala tjetër dhe posaçërisht Sali Berisha duhet ta zgjidhë për sa kohë e ka në dorë, pasi nuk do ta ketë në dorë pafundësisht.
A do të tërhiqni ju përfaqësuesit nga institucionet, siç keni deklaruar për Këshillin Kombëtar të Radiotelevizionit?
Nuk ka asnjë çudi që kjo të ndodhë, madje mund të kishte ndodhur kohë më parë, sepse Radiotelevizioni Publik Shqiptar është një institucion tanimë i shpërdoruar deri në shpërfytyrim të plotë.
Ka zëra që në rast moszgjidhje të kësaj krize, opozita po mendon moshyrjen në zgjedhjet lokale të 2011-ës. Sa mundësi ka që kjo të ndodhë?
Qarkullojnë shumë zëra këto kohë, sepse ka shumë burime të interesuara për të shpërndarë tym dhe për të mjegulluar rrugën tonë të drejtë, të qartë, të pastër dhe të bërë publike.
Cili është versioni juaj, do të ketë një diskutim për marrjen pjesë në zgjedhjet lokale të 2011? Thuhet që ky do të jetë skenari rezervë i opozitës për të kaluar më pas në bashkimin e dy palë zgjedhjeve, lokale dhe parlamentare...
Nga anët tona thuhet një tjetër fjalë: Pa lidhje.
Si e shihni paralajmërimin e mazhorancës për djegie mandatesh?
Ky është kërcënimi i atyre që e kanë humbur këtë betejë moralisht dhe që ju siguroj se, nëse nuk do të bëhen pjesë e zgjidhjes, do ta humbin atë në të gjitha kuptimet.
Nga ana tjetër një grup i quajtur LMN ka deklaruar se do të hyjmë në Parlament. Si e shikoni një qëndrim të dubluar te opozitës, të përçarë apo pavarësisht nga termi që gjejmë?
Thjesht nuk shikoj ndonjë lëvizje për mendim ndryshe dhe jam fare i qartë, ashtu siç është e qartë e gjithë Partia Socialiste, se në këtë betejë kush është me Partinë Socialiste, është me Partinë Socialiste dhe kush nuk është me Partinë Socialiste, nuk është me Partinë Socialiste.
Kjo do të thotë që, nëse ata hyjnë në Parlament, nuk janë me Partinë Socialiste, pra shkelin vendimin dhe statutin e Partisë Socialiste? Do të merret e njëjta masë si ata që votuan presidentin Topi?
Këtë e thoni ju. Ajo që them unë është se nuk ka tri rrugë, këtu ka vetëm 2 rrugë. Rruga e Partisë Socialiste dhe e gjithë opozitës për rivendosjen e demokracisë duke vendosur në themel të procesit demokratik, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, dhe rruga e derisotme e Partisë Demokratike dhe e pushtetit aktual për të mos lejuar rivendosjen e demokracisë, duke penguar në rrugë antikushtetuese transparencën e zgjedhjeve dhe nxjerrjen e të gjitha përgjegjësive dhe njëkohësisht edhe të gjitha detyrat e klasës politike për të ardhmen. O është kjo rrugë, o është ajo rrugë, ska tjetër.
Po për ata që zgjedhin një të tretë?
Nuk ka një rrugë të tretë.
Sa do të prisni, që ti quani negociatat në mos të dështuara, të pafrytshme dhe të nisni protestat, siç kërkuan disa nga aleatët tuaj?
Jo gjatë.
Sa do të thotë: Jo gjatë? Ditë, muaj, javë?
Pyetje tjetër.
Ka një datë për protestën e radhës që Partia Socialiste do të njoftojë për shkak të krizës politike, por jo vetëm siç thoni ju?
Do të ketë shumë shpejt një datë, nëse nuk do të ketë shumë shpejt një zgjidhje pa pasur nevojë që populli të dalë në rrugë.
A mund ta risqaroni, zoti Rama, çkoncept keni mbi hapjen e kutive të votimit për sa kohë rezultati nuk mund të rishikohet? Do të kërkoni ju nëse kutitë e hapura do të jepnin të drejtë një kompensim për këtë, siç u bë në 2001 më zgjedhjen e Presidentit?
Së pari, nuk ka ndonjë ngjashmëri midis dy rasteve, sepse ajo që ndodhi në 2001 nuk lidhej me grabitjen e votave dhe deformimin e vullnetit të popullit përmes shtetit të bërë njësh me pushtetin, por lidhej me një teknologji të bazuar në ligjin ekzistues, i cili sigurisht linte hapësirë për atë spekulim të madh që u quajt dushk. Ndërkohë që sot bëhet fjalë për diçka krejt tjetër, e megjithatë, ne e kemi bërë kompromisin tonë duke njohur rezultatin dhe duke përcaktuar se kjo është një betejë jo për interesin e Partisë Socialiste, as për të marrë pushtetin në tavolinë, por për interesin e gjithë vendit dhe gjithë popullit shqiptar, sepse çdo qytetar i këtij vendi që nuk jeton në oborrin e Sali Berishës dhe nuk ushqehet përmes uzurpimit te pushtetit të sotëm, është i interesuar që këtu të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme për këdo, kudo dhe kurdoherë. Në këtë aspekt qëndron parimësia dhe moraliteti i kësaj beteje që ne kemi nisur dhe nuk kemi ndërmend ta ndalim pa e bitisur, që do të thotë transparencë në funksion të zgjedhjeve të ardhshme duke realizuar 2 qëllime: Nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të të gjithë atyre që kanë futur duart në procesin zgjedhor dhe kanë transformuar vullnetin e popullit në funksion të pushtetit, dhe nga ana tjetër nxjerrjen e të gjitha detyrave për palët që, nëpërmjet një reforme rrënjësore, të mos lejojnë që gjëra të tilla të ndodhin më kurrë.
Kryeministri ka deklaruar se është i gatshëm të firmosë çdo ndryshim në kodin elektoral që ju do te bëni. Sa gati jeni të ndërhyni dhe në çmasë në ligjin e zgjedhjeve. A mendoni një korrektim të sistemit proporcional-rajonal?
Zoti Berisha nuk e ka kuptuar akoma, ose bën sikur nuk e kupton, që ne nuk po i kërkojmë diçka që i takon atij dhe e duam për vete. Ne po kërkojmë të drejtën që na takon neve dhe që për momentin ai po e mban peng.
Dyshuesit tuaj, kritikët, skeptikët thonë qe ju i humbët zgjedhjet për shkak të aleancave jorezultative, le të themi. A keni ndonjë plan apo ide për të rikthyer LSI-në majtas, siç ka qenë, nëse do të ketë zgjedhje, qoftë edhe të parakohshme?
E ka marrë vesh tërë Shqipëria, por tani po e merr vesh tërë bota se zgjedhjet në Shqipëri nuk janë shprehje e pastër e vullnetit të popullit dhe thjesht ne nuk i kemi humbur zgjedhjet, ne i kemi fituar zgjedhjet, por nuk jemi zgjedhur për shkak të deformimit, por edhe për shkak të gjitha atij procesi që duam ta bëjmë transparent. Të kutitë qëndron fitorja jonë. Jashtë kutive të mbyllura qëndrojnë të gjithë dyshuesit kritikët dhe spekulantët që me dëshirë të mirë apo ligësisht rreken ta gjejnë problemin aty ku nuk është. Partia Socialiste i ka fituar zgjedhjet.
Shtypi është i mbushur me deklarata politikanësh, analistësh, komentatorësh që thonë se këtë betejë juve e keni personale me një qëllim të karrierës suaj politike etj., që në fakt është një betejë e rrezikshme, sepse, nëse do të ishte kështu, do tju kthehej dikur kur të ktheheshin rolet në këtë vend. Cilat janë argumentet tuaja, që do të thotë që do të hapnit kutitë, edhe po të kishit fituar, pra kur do të ishit në qeveri? Cilat janë argumentet tuaja që kjo është betejë parimore dhe jo personale e zotit Rama?
Së pari, njëherë, unë jam shumë krenar që e udhëheq këtë betejë ku përputhen qartësisht, qoftë vizioni dhe idetë e mia për mënyrën sesi do të zhvillohet demokracia në këtë vend, dhe qoftë bindja dhe vullneti i të gjithë atyre që janë pjesë e kësaj beteje, se pa prerë këtë nyje gordiane nuk mund të ketë demokraci në këtë vend. Dhe kjo përputhshmëri e bën betejën një betejë që, sado që të spekulohet e abuzohet mbi të për gjithfarë arsyesh, e përsëris që nga dëshira e mirë, por nga keqkuptimi i thelbit, deri tek ligësia që buron për arsyet e arsyes dhe mosarsyes, nuk ka absolutisht asnjë mundësi që të errësohet. Sepse është e qartë si drita e diellit që ne kërkojmë të vendosim një standard njëherë e mirë. Që Shqipëria të mos ketë zgjedhje më të mira se ato ishin, por jo aq të mira sa ato që duhen, pra të mos jetë një i sëmurë që i thuhet se sot je pak më mirë, por prapë do të vazhdosh të rrish i shtrirë, sepse nuk je aq mirë sa të ecësh me këmbët e tua, por të jetë një vend ku, të paktën, të votohet si në rajonin tonë e pse jo si në të gjithë Evropën.
Ky lajm është publikuar: 17/02/2010